-
Mbrojtja anti-ajrore siriane rrëzon tre raketa izraelite
Dhjetor 05, 2017 00:02Izraeli ka nisur disa raketa në një baz ushtarake siriane që ndodhet pranë kryeqytetit Damask. "Mbrojtja jonë ajrore po ballafaqohet me një sulm raketor izraelit në një nga bazat tona në periferi të Damaskut dhe tre nga objektivat u rrëzuan", tha një raport nga agjensia shtetërore e lajmeve SANA të hënën vonë.
-
Armand Duka në Teheran, marrëveshje bashkëpunimi mes federatave të futbollit të Iranit dhe Shqipërisë
Dhjetor 04, 2017 14:15Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata Iraniane e Futbollit kanë arritur marrëveshjen dhe sot kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në të gjitha fushat.
-
Zjarr në ambasadën e Iranit në Jemen
Dhjetor 04, 2017 11:11Disa burime informative të hënën kanë njoftuar për shpërthimin e një zjarri në ambasadën e Republikës Islamike të Iranit në Sana, kryeqytetin e Jemenit si pasojë e goditjes së një rakete. Kanali televiziv Sky News raportoi se ky zjarr ka shpërthyer si pasojë e përleshjeve të fundit në Sana.
-
Vritet brutalisht Ish-presidenti i Jemenit Ali Abdullah Saleh
Dhjetor 04, 2017 10:59Ministria e brendshme e Jemenit ka lëshuar një deklaratë që konfirmon vdekjen e presidentit të rrëzuar të Jemenit, Ali Abdullah Saleh, gjatë përleshjeve në kryeqytetin Sana.
-
Ushtria e Jemenit: Sana është nën kontrollin tonë
Dhjetor 04, 2017 09:19Zëdhënësi i ushtrisë së Jemenit duke kritikuar ashpër Ali Abdullah Saleh, ka theksuar se forcat e ushtrisë kanë nën kontroll të plotë qytetin Sana.
-
Shefi i OKB-së bën thirrje për dhënien fund të sulmeve ajrore dhe tokësore në Jemen
Dhjetor 04, 2017 08:04Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres përmes një deklarate kërkoi që të ndalen sulmet ajrore dhe tokësore kundër popullit jemenas.
-
Gjendja dhe situata në Sana është stabile
Dhjetor 04, 2017 04:33Ministria e brendshme e Jemenit ka deklaruar se situata aktuale në Sana kryeqytetin e Jemenit dhe në provinca të tjera të këtij vendi është stabile dhe forcat e rendit kryejnë detyrën e tyre me vendosmëri të lartë.
-
Raketa e lëshuar në Abu Dhabi ishte përgjigje ndaj komplotit të Emirateve kundër Jemenit
Dhjetor 03, 2017 17:10Anëtari i Këshillit Politik të lëvizjes popullore Ansarallah të Jemenit deklaroi se sulmi raketor në Abu Dhabi ishte reagim ndaj përpjekjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe për të shkatërruar forcat popullore jemenase.
-
Kasemi: Jemenasit të mos lejojnë të huajt të peshkojnë në ujëra të turbullta
Dhjetor 03, 2017 17:05Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit z. Behram Kasemi deklaroi se të gjitha grupet jemenase duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre përmes dialogut në mënyrë që të neutralizojnë komplotet e armiqve.
-
Forcat jemenase sulmojnë me raketë objektet bërthamore të Emirateve
Dhjetor 03, 2017 11:41Njësitë raketore të forcave jemenase kanë sulmuar me një raketë objektin bërthamore "Barake" në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.