-
Putin: Bombardimi i spitalit në Gaza, një tragjedi njerëzore
Tetor 18, 2023 14:59Rusia duke theksuar nevojën për formimin e shtetit të Palestinës, ka deklaruar se bombardimi i spitalit në Gaza ishte një tragjedi njerëzore dhe ka kërkuar ndërprerjen e luftës në mënyrë urgjente.
-
Trupat e 1500 civilëve të vrarë në Gaza akoma nën gërmadha/rrezik për katastrofë të gjithanshme
Tetor 18, 2023 14:18Gazetari i kanalit televiziv Al-Mejadin raportoi se trupat e 1500 civilëve palestinezë të vrarë në Gaza kanë mbetur akoma nën gërmadha të ndërtesave të shkatërruara dhe ekziston një rrezik i lartë për shpërthimin e një katastrofe të shumanshme njerëzore dhe ambientaliste.
-
Numri i të civilëve të vrarë palestinezë shkon në 3300 persona
Tetor 18, 2023 14:06Ministria e Shëndetësisë së Palestinës ka deklaruar se numri i viktimave nga sulmet barbare të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës ka shkuar në 3300 persona dhe numri i të plagosurve ka arritur në 13 mijë persona.
-
Ministria e Shëndetësisë e Palestinë: Fëmijët janë viktimat më të mëdha të tragjedisë së spitalit "Al-Mu'amedani", të vrarët nuk mund të identifikohen
Tetor 18, 2023 13:40Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës në Gaza ka deklaruar: "Shumica e të vrarëve në vrasjen masive në spitalin "Al-Mu'amedani" në Gaza janë fëmijë dhe gra dhe disa prej tyre janë pa kokë dhe nuk mund të identifikohet trupi i tyre".
-
Raisi: Bombardimi i spitalit Mu'amedani në Gaza, një kthesë në historinë e zezë të regjimit sionist
Tetor 18, 2023 13:25Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi: "Bombardimi i spitalit Mu'amedani në Gaza është një kthesë në historinë e zezë të regjimit kriminel sionist".
-
Shkëmbehet zjarr në kufirin mes Libanit dhe Palestinës
Tetor 18, 2023 13:03Burimet e informative sot (të mërkurën) kanë raportuar për sulme të përsëritshme nga territori i Libanit drejt territoreve të pushtuara dhe sulmin e ushtrisë së regjimit sionist kundër zonave kufitare të Libanit.
-
Plani amerikan për sulmin gjakderdhës ndaj spitalit Al-Mu'amedani, vrasje masive për dilemat rreth sulmit tokësor
Tetor 18, 2023 12:38Zyrtarët amerikanë kanë krijuar një plan që me një sulm të rëndë në një zonë shumë të populluar në Gaza, të plotësojnë nevojën e autoriteteve izraelite për opinionin publik të brendshëm. Në të njëjtën kohë, ata të hezitojnë ose të rishikojnë hyrjen në Gaza nga toka sa më shumë që të jetë e mundur për shkak të reagimeve.
-
Lëvizja Xhihadi Islamik i Palestinës: Pretendimet mashtruese të sionistëve për spitalin "Mu'amedani" janë gënjeshtra
Tetor 18, 2023 12:03Lëvizja Xhihadi Islamik i Palestinës me anë të një deklarate për media, ka përgënjeshtruar pretendimet mashtruese të regjimit sionist në lidhje me çështjen e palës sulmuese ndaj spitalit "Mu'amedani" dhe i ka quajtur ato të pabaza dhe të pavërteta.
-
Protesta anti-sioniste në mbarë botën për të dënuar masakrën në Rripin e Gazës
Tetor 18, 2023 07:15Njerëzit në disa vende të botës zhvilluan demonstrata dhe tubime në mbështetje të Gazës dhe për të dënuar krimin e regjimit sionist në shënjestrimin e spitalit al-Mu'amdani.
-
Letra e Iranit drejtuar institucioneve të të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara për krimet e regjimit sionist
Tetor 18, 2023 07:15Në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Presidentit të Këshillit të të Drejtave të Njeriut dhe Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut, Sekretari i Shtabit të të Drejtave të Njeriut të Iranit kërkoi ndalimin e sulmeve dhe krimeve të regjimit izraelit kundër palestinezëve.