Shkëmbehet zjarr në kufirin mes Libanit dhe Palestinës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i150008-shkëmbehet_zjarr_në_kufirin_mes_libanit_dhe_palestinës
Burimet e informative sot (të mërkurën) kanë raportuar për sulme të përsëritshme nga territori i Libanit drejt territoreve të pushtuara dhe sulmin e ushtrisë së regjimit sionist kundër zonave kufitare të Libanit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 18, 2023 13:03 Europe/Tirane
  • Shkëmbehet zjarr në kufirin mes Libanit dhe Palestinës

Burimet e informative sot (të mërkurën) kanë raportuar për sulme të përsëritshme nga territori i Libanit drejt territoreve të pushtuara dhe sulmin e ushtrisë së regjimit sionist kundër zonave kufitare të Libanit.

Kanali televiziv Al-Mejadin njoftoi se pozicionet e ushtrisë së regjimit sionist në kolonitë sioniste në zonat kufitare janë sulmuar nga territori i Libanit.

Disa burime raportuan edhe për sulmin me artileri të ushtrisë sioniste në periferi të këtyre dy kolonive sioniste.

Ky shkëmbim zjarri ka ndodhur në kufirin mes Libanit dhe Palestinës së pushtuar ndërsa Hezbullahu i Libanit njoftoi mëngjesin e sotëm se një grup anëtarësh të Rezistencës Islamike të Libanit shënjestruan një tank të regjimit sionist në pikën kufitare të Rahabit përballë qytetit Eita al-Shaab.

Mediat izraelite raportuan gjithashtu se katër ushtarë të ushtrisë pushtuese sioniste u plagosën si pasojë e një rakete antitank të lëshuar nga Hezbullahu i Libanit në kufirin me Libanin.

Në përgjigje të zjarrit antitank nga Libani, ushtria sioniste sulmoi me predha artilerie zonën përreth qytetit Eita al-Shaab.

Në të njëjtën kohë me operacionin "Stuhia Al-Aksa" të rezistencës palestineze kundër regjimit sionist, zonat në kufijtë e Libanit dhe territoret e pushtuara të Palestinës kanë qenë arenë e shkëmbimit të zjarrit mes ushtrisë sioniste dhe Hezbullahut të Libanit në ditët e fundit.

Mediat izraelite kanë raportuar për këtë, që nga fillimi i betejës së "Stuhisë al-Aksa" dhe gjuajtja e raketave nga Libani jugor, disa oficerë dhe ushtarë sionistë u vranë dhe u plagosen ndërkohë që forcat pushtuese u detyruan të evakuojnë mijëra kolonë sionistë nga pjesa veriore e Palestinës së pushtuar.

Një numër i kolonëve u larguan vullnetarisht nga kolonitë sioniste dhe shumica e kolonive sioniste veriore tani janë bosh dhe aty janë vendosur vetëm ushtarët e armikut.