-
185 të vdekur dhe 150 të plagosur në Egjipt
Nëntor 24, 2017 14:30Të paktën 185 persona përfshirë fëmijë kanë vdekur dhe mbi 150 të tjerë janë plagosur pasi terroristët e maskuar kryen një sulm kamikaz që u pasua nga një sulm me armë automatike në një xhami në provincën Sinai të Egjiptit.
-
Irani sakrifikon veten për të ruajtur dhe mbrojtur fqinjët
Nëntor 24, 2017 04:50Këshilltari i liderit suprem për çështjet ndërkombëtare deklaroi se influenca e Iranit në rajon është krenari pasi kjo influencë është miqësore dhe Republika Islamike e Iranit sakrifikon veten për të ruajtur dhe mbrojtur fqinjët e saj.
-
Arabia Saudite punëson mercenarë amerikanë për të torturuar princat e arrestuar
Nëntor 23, 2017 16:49Një raport zbulon se Arabia Saudite ka punësuar mercenarë amerikanë për të torturuar princat dhe miliarderët sauditë, të cilët kohët e fundit janë arrestuar në kuadër të operacionit më të madh të spastrimit të elitës së vendit në historinë moderne të mbretërisë saudite.
-
Vriten me dhjetëra mercenarë saudit në Jemen
Nëntor 23, 2017 11:09Forcat jemenase në kundërpërgjigje ndaj krimeve të mercenarëve sauditë në këtë vend, gjatë disa operacioneve kanë vrarë dhe plagosur me dhjetëra pjesëtarë të forcave mercenare të koalicionit agresor të drejtuar nga Arabia Saudite në frontin Nehem në Sana.
-
Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit: Në çdo vend ku ekziston nevoja për praninë e Iranit përball arrogancës, do ta ndihmojmë atë
Nëntor 23, 2017 08:23Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit theksoi se Republika Islamike e Iranit në përballje me komplotet e frontit të arrogancës dhe të sionistëve që bëhen për krijimin e luftës dhe konflikteve mes myslimanëve, do të rezistojë dhe me ndihmën e Zotit do të dalë fitues në këtë luftë.
-
Mesazhi i Zarif për Arabinë Saudite dhe Amerikën
Nëntor 23, 2017 04:48Pas takimit trepalësh të krerëve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë në Suçi të Rusisë, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka dërguar një mesazh për autoritetet e Arabisë Saudite dhe të Amerikës.
-
Komandanti i Gardës Revolucionare: Çdo luftë e re do të çojë në zhdukjen e regjimit sionist
Nëntor 22, 2017 17:09“Regjimi sionist nuk është më kërcënim për Iranin dhe gabimi më i vogël do të ishte gabimi i fundit i këtij regjimi”, tha të mërkurën komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, gjeneralmajor Muhamed Ali Xhafari.
-
Princi i kurorës i Arabisë Saudite synon normalizimin e lidhjeve me Izraelin në kurriz të çështjes palestineze
Nëntor 22, 2017 16:41Një analist politik katariot në një artikull të botuar në gazetën amerikane Huffington Post, theksoi: “I nxitur nga planet e trashëgimisë së fronit dhe nga dështimi i politikave agresive të regjimit të Riadit, Princi i kurorës saudite Muhamed Bin Salman është angazhuar në një proces normalizimi të marrëdhënieve me Izraelin në kurriz të çështjes palestineze".
-
Mirëpritet vendimi i Haririt për të shtyrë dorëheqjen
Nëntor 22, 2017 15:07Saad Hariri ka deklaruar se me kërkesë të Mishel Aun, presidentit të Libanit, do ta shtyjë dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit të Libanit dhe ky vendim eshte mirepritur nga qarqet politike te Libanit.
-
Sa'd Al-Hariri: Me kërkesë të Mishel Aun, do ta shtyjë dorëheqjen time
Nëntor 22, 2017 11:54Sa'd Al-Hariri ka deklaruar se me kërkesë të Mishel Aun, presidentit të Libanit, do ta shtyjë dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit të Libanit.