Irani sakrifikon veten  për të ruajtur dhe mbrojtur fqinjët
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i62925-irani_sakrifikon_veten_për_të_ruajtur_dhe_mbrojtur_fqinjët
Këshilltari i liderit suprem për çështjet ndërkombëtare deklaroi se influenca e Iranit në rajon është krenari pasi kjo influencë është miqësore dhe Republika Islamike e Iranit sakrifikon veten për të ruajtur dhe mbrojtur fqinjët e saj.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 24, 2017 04:50 Europe/Tirane
  • Irani sakrifikon veten  për të ruajtur dhe mbrojtur fqinjët

Këshilltari i liderit suprem për çështjet ndërkombëtare deklaroi se influenca e Iranit në rajon është krenari pasi kjo influencë është miqësore dhe Republika Islamike e Iranit sakrifikon veten për të ruajtur dhe mbrojtur fqinjët e saj.

Ali Akbar Velajeti, në një intervistë për kanalit 2 shtetëror të Iranit tha se Irani është boshti i rezistencës dhe shtoi se nëse në Irak, Liban dhe Siri nuk do të ishte prania e Iranit, sot Damasku, Bejruti dhe Bagdadi do të kontrolloheshin dhe drejtoheshin nga ISIS. Siç vuri në dukje këshilltari i liderit suprem, Irani përgjatë historisë ka luftuar me armiqtë jashtë kufijve të tij dhe shtoi se zyrtarët e Sirisë dhe të Irakut kanë pohuar faktin se vetë ata kanë kërkuar ndihmë nga Irani për tu përballur me grupin terrorist ISIS. Z. Valejti tha se Irani sakrifikon për mbrojtjen dhe ruajtjen e fqinjëve në një kohë kur vendet perëndimore për fuqizimin akoma më të madh të tyre mundohen të përçajnë dhe copëtojnë vendet e rajonit dhe ato islamike.