-
Amir Abdulahjan: Nëse negociata bëhen vetëm për negociata, Irani në kohën e duhur do të marrë vendimin përkatës
Tetor 06, 2021 12:03Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit ka theksuar se nëse negociatat bëhen vetëm për negociata, atëherë Irani në kohën e vet do të marrë vendimin e duhur.
-
Iran: Heqja e të gjitha 800 sanksioneve të epokës Trump, bileta e SHBA për tu kthyer në bisedimet bërthamore
Tetor 05, 2021 17:25Irani u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të heqin në mënyrë efektive të gjitha 800 sanksionet e paligjshme të vendosura nën ish-presidentin Donald Trump, duke thënë se një masë e tillë shërben si një "biletë" për Uashingtonin që të kthehet në tryezën e bisedimeve.
-
Amir Abdulahjan: Biden për të treguar seriozitetin e vet, le të lirojë 10 miliardë nga paratë e bllokuara të Iranit
Tetor 03, 2021 11:50Ministri i punëve të jashtme të Iranit duke folur në lidhje me marrëveshjen bërthamore, deklaroi se presidenti i Amerikës të për treguar seriozitetin e vet, le të lirojë 10 miliardë nga paratë e bllokuara të Iranit.
-
Irani nuk pranon asgjë më shumë se marrëveshja bërthamore
Shtator 30, 2021 17:20Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Said Khatibzadeh ka thënë se Irani nuk pranon asgjë më shumë se marrëveshja bërthamore.
-
Arritje pozitive e Iranit në bisedimet bërthamore me Rusinë
Shtator 30, 2021 04:41Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit (AEOI) Mohammad Eslami tha se në raundin e ri të bisedimeve Teherani dhe Moska kanë arritur marrëveshje për të krijuar një mekanizëm të ri për të përshpejtuar procedurat e bashkëpunimit në sektorin e energjisë paqësore bërthamore.
-
Irani i gjykon SHBA-të sipas sjelljes së saj praktike, jo sinjaleve kontradiktore
Shtator 26, 2021 05:27Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian theksoi se Irani i gjykon Shtetet e Bashkuara bazuar në veprimet praktike që ndërmerr dhe jo nga sinjalet kontradiktore që transmeton përmes kanaleve të ndryshme.
-
Borrell: Ne duhet të punojmë shumë për të zvogëluar distancën midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara në marrëveshjen bërthamore
Shtator 26, 2021 05:26Duke iu referuar nevojës për të trajtuar çështjet urgjente rajonale, shefi i politikës së jashtme të BE -së përsëriti dëshirën e BE-së për një rifillim të menjëhershëm të bisedimeve mbi ringjalljen e marrëveshjes bërthamore dhe theksoi se hendeku midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara duhet të zvogëlohet.
-
Irani zhvillon bisedime të orientuara drejt rezultateve për të siguruar të drejtat dhe interesat e popullit iranian
Shtator 25, 2021 17:25Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian ka kritikuar mungesën e angazhimit të SHBA dhe mosveprimin e Evropës në lidhje me marrëveshjen bërthamore të Iranit të vitit 2015, duke thënë se Republika Islamike është e gatshme për bisedime të orientuara drejt rezultateve mbi ringjalljen e marrëveshjes që do të siguronin të drejtat dhe interesat e popullit iranian.
-
Sjellja e SHBA do të përcaktojë rezultatin e bisedimeve bërthamore
Shtator 25, 2021 05:36Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian deklaroi se sjellja e Shteteve të Bashkuara do të përcaktojë rezultatin e bisedimeve bërthamore të Iranit me fuqitë botërore, duke theksuar se Teherani nuk i beson seriozitetit të Uashingtonit për kthimin në marrëveshjen bërthamore me Iranin.
-
Aleanca Aukus shkaktoi humbje të madhe të besimit në administratën e Biden
Shtator 25, 2021 05:35Pakti i ri i sigurisë midis Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Australisë ka çuar në një "humbje të madhe të besimit" në Shtëpinë e Bardhë, tha këshilltari i lartë i kancelares së Gjermanisë Angela Merkel.