-
Ruhani: Nëse qeveria e SHBA është e vendosur të kthehet në marrëveshjen bërthamore, nuk ka nevojë për negociata
Mars 04, 2021 16:25Presidenti iranian Hasan Ruhani deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë shkelur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin dhe fuqitë e tjera botërore dhe është Uashingtoni ai që duhet të ndërmarrë hapa praktikë për t'u ribashkuar në marrëveshjen dhe për të hequr të gjitha sanksionet që ka rivendosur ndaj Teheranit.
-
Presidenti i Iranit: ANEA nuk është vend për lojëra politike
Mars 04, 2021 12:03Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje përpjekjet e tre shteteve evropiane për të paraqitur një rezolutë kundër Iranit në Këshillin e Guvernatorëve të ANEA dhe theksoi se tre shtetet evropiane duhet ta kuptojnë se ANEA nuk është vend për lojëra politike.
-
Blinken: Jemi larg reduktimit të sanksioneve ndaj Iranit
Mars 04, 2021 11:35Sekretari amerikan i shtetit ka deklaruar se Uashingtoni akoma është larg marrjes së çfarëdo veprimi për reduktimin e sanksioneve kundër Iranit.
-
32 organizata amerikane i drjetohen Biden: Shtetet e Bashkuara duhet të kthehen në marrëveshjen bërthamore në të njëjtën kohë me Iranin
Mars 04, 2021 03:41Në një letër drejtuar Presidentit të SHBA Joe Biden, 32 agjenci amerikane kanë theksuar se, duke pasur parasysh që Shtetet e Bashkuara janë pala e parë që u tërhoq nga marrëveshja bërthamore, vendi duhet t'i kthehet marrëveshjes të paktën në të njëjtën kohë me Iranin.
-
Zëvendësministri i Jashtëm iranian: SHBA duhet të heqë sanksionet për të ringjallur marrëveshjen bërthamore
Mars 03, 2021 16:23Zëvendësministri i Jashtëm iranian për Çështjet Ligjore dhe Ndërkombëtare Abas Eragçi ka nënvizuar se mënyra e vetme për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të Iranit është që Shtetet e Bashkuara të heqin sanksionet e paligjshme ndaj Republikës Islamike.
-
Ulyanov: Miratimi i një rezolute të çmendur kundër Iranit, e vështirëson ringjalljen e marrëveshjes bërthamore
Mars 03, 2021 11:16Përfaqësuesi i Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë me anë të një mesazhi, e ka quajtur të çmendur iniciativën e Trojkës Evropiane (Anglisë, Francës, Gjermaninë) për paraqitjen e një rezolute kritike kundër Iranit në Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Atomike.
-
Ruhani: Marrëveshja bërthamore nuk ruhet me slogane, duhet vepruar
Mars 03, 2021 10:52Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka deklaruar se Irani po pret veprime konkrete në lidhje me marrëveshjen bërthamore dhe ka theksuar se marrëveshja bërthamore nuk ruhet me slogane dhe moto.
-
Franca: Rezoluta kundër Iranit do të hidhet në votim në ditët në vijim
Mars 03, 2021 05:17Ministri i Jashtëm Francez njoftoi miratimin e një rezolute kritikuese kundër Iranit në Bordin e Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në ditët në vijim.
-
Rabi’i: Pretendimi i Amerikës se beson në diplomaci, është hipokrizi
Mars 02, 2021 08:06Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës Islamike të Iranit ka theksuar se politika e presionit maksimal të Amerikës kundër Irani ka dështuar dhe Amerika nuk ka rrugë tjetër, përveç kthimit në marrëveshjen bërthamore.
-
Pretendimi i Shtëpisë së Bardhë: Ne jemi të gatshëm të bashkëveprojmë me Iranin për marrëveshjen bërthamore
Mars 02, 2021 03:46Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë pretendoi se qeveria amerikane ishte e gatshme të angazhohej me Iranin në lidhje me marrëveshjen bërthamore.