-
India: Importi i naftës nga Irani u rrit 48% në qershor pavarësisht nga presioni i SHBA
Korrik 30, 2018 15:26Ministria e Naftës e Indisë ka pohuar se importet e naftës së papërpunuar nga Irani dëshmuan një rritje masive këtë qershor krahasuar me vitin e kaluar, duke hedhur poshtë raportet e publikuara nga agjencitë hulumtuese botërore se India kishte reduktuar shumë blerjet e naftës nga Irani për shkak të sanksioneve amerikane.
-
Arabia Saudite nuk do të rrisë eksportin e naftës këtë muaj
Korrik 20, 2018 16:26Guvernatori i Arabisë Saudite në Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) tha se eksporti i naftës i mbretërisë do të ndryshojë shumë pak këtë muaj, duke krijuar një pengesë për Presidentin e SHBA, Donald Trump, i cili kishte mbështetur shpresat mbi Arabinë Saudite për të ulur çmimet e naftës në tregjet globale.
-
Përfaqësuesi i Rusisë në OPEC: Të gjitha vendet nuk kanë vullnetin e duhur për t’u përballur me Amerikën
Korrik 20, 2018 08:43Përfaqësuesi i Rusisë në OPEC të enjten në mbrëmje ka shprehur keqardhje për vendimin e mundshëm të kompanive japoneze për të ndërprerë blerjen e naftës së Iranit dhe deklaroi se të gjitha vendet nuk kanë vullnetin e duhur politik për t’u përballur me Amerikën.
-
Xhahangiri: Përpjekjet për të penguar eksportin e naftës, vetëm një iluzion i kotë
Korrik 17, 2018 07:45Zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se përpjekjet e Amerikës për të penguar eksportin e naftës së Iranit, janë vetëm një iluzion i kotë.
-
Tërheqje amerikane nga sanksionet e naftës së Iranit?
Korrik 16, 2018 16:33Shtetet e Bashkuara të Amerikës bënë një surprizë të papritur që mund të sugjerojë se fushata e tyre për të ulur eksportet e naftës së Iranit bazohet në "kalkulime të gabuara" - siç paralajmëroi më herët Irani.
-
BE vazhdon përpjekjet për t'u siguruar për vazhdimin e eksportit të naftës së Iranit
Korrik 16, 2018 11:08Ministri i punëve të jashtme të Francës deklaroi se qëllimi i vendeve evropiane është të arrihet një siguri për vazhdimin e shitjes së naftës së Iranit.
-
Sanksionet kundër Iranit, Shtëpia e Bardhë tërhiqet
Korrik 12, 2018 04:33Sekretari amerikan i shtetit njoftoi se Shtëpia e Bardhë do të analizojë kërkesën e disa vendeve për përjashtimin e tyre nga sanksionet e Uashingtonit kundër naftës iraniane.
-
Eksporti 0 i naftës iraniane, fjalë apo vepra
Korrik 09, 2018 06:06Këto ditë është përfolur shumë çështja e sanksionimit të Iranit dhe e ndalimit të shitjes së naftës iraniane. shumë qarqe hulumtuese kanë paralajmëruar se nëse shitja e naftës iraniane arrin në 0 atëherë çmimi i naftës do të kalojë kuotën e 150 dollarëve për fuçi.
-
Banka e Amerikës paralajmëron për pasojat e ndërprerjes së eksportit të naftës së Iranit
Korrik 07, 2018 07:03Një prej bankave më të mëdha të Amerikës ka paralajmëruar për pasojat e presidentit amerikan për ndërprerjen e eksportit të naftës së Iranit. Kanali televiziv CNBC ka raportuar se "Bank of America" ka paralajmëruar se nëse Uashingtoni do të vazhdojë përpjekjet për ndërprerjen e eksportit të naftës së Iranit, çmimi i naftës do të arrijë në mbi 120 dollarë për fuçi.
-
Ministri i jashtëm i Bahrejnit përsërit deklaratat anti-iraniane
Korrik 06, 2018 10:21Ministri i punëve të jashtme të Bahrejnit në vazhdim të politikave të regjimit Al Khalifa për t’i bërë qejfin Arabisë Saudite dhe Amerikës, në një deklaratë anti-iraniane pretendoi se Teherani po kërcënon me ndërprerjen e eksportit të naftës së rajoni në rast të përballjes me sanksionet kundër eksportit të naftës së Iranit, në kohën kur po përballet me probleme ekonomike.