Kina përjashtohet nga sanksionet e naftës
Kina do të vazhdojë blerjen e naftës nga Irani.
Sipas një njoftimi të agjencisë CCTV, Kina klientela më e madhe e naftës iraniane, është përjashtuar nga sanksionet amerikane dhe do të vazhdojë blerjen e naftës nga Irani. Në të njëjtën kohë sipas njoftimit të lëshuar nga Departamenti amerikan i thesarit, 8 vende përkatësisht Kina, Koreja e Jugut, India, Japonia, Turqia, Greqia, Italia dhe Tajvani mund të vazhdojnë importin e tyre të naftës nga Irani. Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, dje shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Këto sanksione kthehen për një periudhë 90-180 ditë. Faza e parë e sanksioneve kundër Iranit u zbatua në muajin gusht ndërsa faza e dytë u vu në zbatim dje më 5 nëntor. Kjo është në kohën kur Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE janë shprehur pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore.