-
Zelensky kërkon më shumë ndihmë, Rusia vazhdon goditjet
Mars 06, 2022 15:55Rusia thotë se ka goditur dhe ka çaktivizuar bazën ajrore ushtarake të Ukrainës Starokostiantyniv me armë me precizion të lartë me rreze të gjatë veprimi, ndërsa konflikti vazhdon për të 11-tën ditë.
-
Putin: Lufta ndalet vetëm nëse plotësohen kërkesat tona!
Mars 06, 2022 15:55Presidenti rus Vladimir Putin ka përsëritur se operacioni ushtarak kundër Ukrainës po shkon sipas planit, duke theksuar se Moska do të ndalojë ofensivën e saj vetëm nëse Kievi pushon së luftuari dhe kërkesat e Kremlinit përmbushen.
-
Plani 6-pikësh i Johnson për t'iu përgjigjur operacioneve ushtarake ruse
Mars 06, 2022 15:54Kryeministri britanik Boris Johnson ka prezantuar një plan prej gjashtë pikash që synon të mbështesë Ukrainën dhe të ushtrojë presion maksimal ndaj Rusisë.
-
Bankat ruse i drejtohen Kinës pas pezullimit të kartave Visa dhe Mastercard
Mars 06, 2022 15:54Bankat ruse kanë njoftuar se planifikojnë të lëshojnë karta duke përdorur sistemin Kinez UnionPay pasi kompanitë e pagesave me karta Visa dhe Mastercard pezulluan operacionet në Rusi.
-
Rusi, arrestohen më shumë se 2000 persona
Mars 06, 2022 15:54Të dielën policia arrestoi më shumë se 2,034 persona gjatë protestave kundër luftës që u zhvilluan në disa qytete anembanë Rusisë, njoftoi OVD-Info, një organizatë e pavarur mediatike ruse për të drejtat e njeriut, që synon të luftojë persekutimin politik.
-
OKB: Më shumë se 360 civilë të vrarë në Ukrainë
Mars 06, 2022 15:53Lufta Rusi-Ukrainë vijon të shkaktojë shumë viktima dhe të plagosur. Shifrat ndryshojnë pasi sulmet vijojnë sërish duke përfshirë zonat e banuara.
-
Kompanitë financiare të kartave MasterCard dhe Visa pushojnë së funksionuari në Rusi
Mars 06, 2022 06:54Kompanitë financiare MasterCard dhe VisaCard njoftuan se do të ndalojnë të gjitha shërbimet bankare në Rusi.
-
Zelensky: Njerëzit duhet të vazhdojnë t'i rezistojnë forcave ruse
Mars 06, 2022 06:54Presidenti ukrainas Volodymyr Zelinsky i ka bërë thirrje popullit ukrainas që të vazhdojë t'i rezistojë forcave ruse.
-
Abazoviç njofton për zgjerimin e sanksioneve kundër Rusisë
Mars 06, 2022 06:51Zëvendëskryeministri, njëherësh mandatari për Qeverinë e re të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka biseduar me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, lidhur me luftën në Ukrainë.
-
Ukraina thotë se armëpushimi është "shkelur", Putin paralajmëron kundër zonës së ndalim-fluturimit
Mars 05, 2022 16:24Ukraina ka akuzuar Rusinë për shkeljen e një armëpushimi të kufizuar duke bombarduar qytetin port të rrethuar të Mariupolit, teksa lufta në vend hyri në ditën e dhjetë.