-
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit: Populli i Iranit ka ngadhënjyer në luftën e vullnetit
Mars 11, 2021 10:01Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se populli i Iranit me fitoren në luftën e vullneteve, ka bërë atë që sunduesit e Shtëpisë së Bardhë shumë herë të pohojnë dështimin dhe disfatën e luftës dhe presionit maksimal ndaj Iranit.
-
Rob Malley: Heqja e sanksioneve ndaj Iranit është e mundur
Mars 10, 2021 16:22Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit tha se është e mundur që sanksionet ndaj Iranit të hiqeshin, por shtoi se Presidenti i SHBA Joe Biden nuk ndërmerr hapa të njëanshëm për të hequr sanksionet ndaj Iranit dhe se procesi duhet të jetë dypalësh.
-
Joe Biden vendos sanksionet e para të tij kundër Iranit
Mars 10, 2021 11:08Departamenti Amerikan i Shtetit me anë të një deklarate ka njoftuar vendosjen e dy funksionarëve të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit në listën e sanksioneve me pretekst të shkeljes së të drejtave të njeriut.
-
Presidenti Ruhani: Armiku krijoi sanksionet për të thyer Iranin brenda disa muajsh
Mars 08, 2021 16:26Presidenti iranian Hasan Ruhani tha të hënën se armiku ka hartuar sanksionet e presionit maksimal për ta ulur Iranin në gjunjë brenda pak muajsh, por rezistenca maksimale e iranianëve gjatë luftës së gjithanshme ekonomike solli një tjetër krenari për Iranin.
-
Zarif: Heqja e sanksioneve nga SHBA do të çojë në anulimin e masave të marra nga Irani në kuadër të marrëveshjes bërthamore
Mars 07, 2021 16:29Ministri i Jashtëm i Iranit deklaroi nëse Shtetet e Bashkuara ndërmarrin hapa praktikë për të hequr sanksionet e paligjshme që kanë vendosur në mënyrë të njëanshme ndaj Teheranit, Republika Islamike do të marrë masa reciproke duke anuluar hapat që ka ndërmarrë për të ulur angazhimin e saj në bazë të marrëveshjes bërthamore.
-
Joe Biden zgjati gjendjen e jashtëzakonshme të vendit kundrejt Iranit
Mars 06, 2021 03:45Në një letër drejtuar Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA dhe Senatit, Presidenti i SHBA Joe Biden zgjat gjendjen e emergjencës kombëtare ndaj Iranit edhe për një vit tjetër.
-
Rusia kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të SHBA-së
Mars 05, 2021 16:23Moska tha se e ka dëgjuar mesazhin e Uashingtonit, që vendosi sanksione të reja ndaj disa zyrtarëve rusë lidhur me helmimin e politikanit opozitar, Aleksei Navalny, dhe tha se planifikon që të kundërpërgjigjet përmes një “liste të ndalimit” për qytetarët amerikanë.
-
Ruhani: Nëse qeveria e SHBA është e vendosur të kthehet në marrëveshjen bërthamore, nuk ka nevojë për negociata
Mars 04, 2021 16:25Presidenti iranian Hasan Ruhani deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë shkelur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin dhe fuqitë e tjera botërore dhe është Uashingtoni ai që duhet të ndërmarrë hapa praktikë për t'u ribashkuar në marrëveshjen dhe për të hequr të gjitha sanksionet që ka rivendosur ndaj Teheranit.
-
Blinken: Jemi larg reduktimit të sanksioneve ndaj Iranit
Mars 04, 2021 11:35Sekretari amerikan i shtetit ka deklaruar se Uashingtoni akoma është larg marrjes së çfarëdo veprimi për reduktimin e sanksioneve kundër Iranit.
-
Biden vazhdon edhe për një vit sanksionet kundër Rusisë
Mars 04, 2021 11:23Presidenti i Amerikës ka vazhduar edhe për një vit sanksionet kundër Rusisë të vendosura që nga viti 2014, për shkak të situatës së brendshme në Ukrainë dhe aneksimit të gadishullit Krime në territorin e Federatës së Rusisë.