Joe Biden vendos sanksionet e para të tij kundër Iranit
Departamenti Amerikan i Shtetit me anë të një deklarate ka njoftuar vendosjen e dy funksionarëve të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit në listën e sanksioneve me pretekst të shkeljes së të drejtave të njeriut.
Departamenti Amerikan i Shtetit të martën në mbrëmje me anë të një deklarate, ka deklaruar se ka vendosur në listën e sanksioneve dy funksionarë të Gardës Revolucionare të Iranit me emra Ali Hematian dhe Mas’ud Safdari me pretekst të asaj çfarë amerikanët e quajtën “shkelje të të drejtave të njeriut”.
Antoni Blinken, sekretari amerikan i shtetit, në këtë deklaratë, ka pretenduar: “Ne, sot në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në Gjenevë kemi shprehur shqetësimet tona për vazhdimin e keqtrajtimit të shtetit të Iranit ndaj qytetarëve të vet duke përfshirë arrestimin e padrejtë të një numri të madh të persona nën kushte të këqija. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zotuara për t’i bërë përgjegjës ata të cilët kryejnë veprime të tilla. Prandaj, unë deklaroi futjen e Ali Hematian dhe Mas’ud Safdari, dy funksionarë të Gardës Revolucionare të Iranit në pjesën 7030 (C) të sanksioneve të Departamentit Amerikan të Shtetit për shkak të pjesëmarrjes së tyre në shkeljen flagrante të të drejtave të njeriut. Në këtë mënyrë ndalohet hyrja e tyre dhe e familjarëve të shkallës së parë të tyre në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
Në një pjesë tjetër të kësaj deklarate, Departamenti Amerikan i Shtetit ka vazhduar pretendimet e veta duke thënë: “Ne do të vazhdojmë të shqyrtojmë të gjitha mjetet e përshtatshme për të imponuar shpenzimeve së më shumë për personat të cilët janë përgjegjës për shkeljen e të drejtave të njeriut në Iran. Ne do të bashkëpunojmë me aleatet tanë për t’i bërë përgjegjës personat që marrin pjesë në raste të tilla të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe keqtrajtimeve. SHBA do të vazhdojë të mbështesë të të drejtat e qytetarëve në Iran dhe kërkon nga shteti i Iranit që të trajtojë me respekt qytetarët e vet”.
Vlen të theksohet se administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka vendosur sanksione ndaj këtyre dy funksionarëve ushtarakë të Iranit në rrethanat kur në deklaratat e veta mashtruese para opinionit publik po flet për kthimin e Uashingtonit në marrëveshjen bërthamore dhe për ndjekjen e një diplomacie për mënjanimin e kontradiktave!