Rob Malley: Heqja e sanksioneve ndaj Iranit është e mundur
Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit tha se është e mundur që sanksionet ndaj Iranit të hiqeshin, por shtoi se Presidenti i SHBA Joe Biden nuk ndërmerr hapa të njëanshëm për të hequr sanksionet ndaj Iranit dhe se procesi duhet të jetë dypalësh.
"Shtetet e Bashkuara i kanë thënë Iranit hapur se janë të gatshme të marrin pjesë në një proces serioz diplomatik për të arritur qëllimin e një kthimi të ndërsjellë të aderimit në marrëveshjen bërthamore," tha Rob Malley, i dërguari i Departamentit amerikan të Shtetit për Iranin, pa përmendur tërheqjen e njëanshme të SHBA nga marrëveshja bërthamore dhe nga rezoluta 2231 e Këshillit të Sigurimit të OKB. Malley shtoi: "Sipas mendimit të Uashingtonit, negociatat e drejtpërdrejta janë më efektive dhe më pak të prirura drejt keqkuptimit, megjithëse sipas mendimit tonë thelbi i kësaj çështje është më i rëndësishëm sesa forma dhe mënyra e zbatimit të saj." Më 8 maj 2018, Shtetet e Bashkuara shkelën në mënyrë të njëanshme dhe të paligjshme këtë marrëveshje të ratifikuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB, u tërhoqën nga kjo marrëveshje ndërkombëtare dhe filluan një fushatë gjithëpërfshirëse për të bërë presion mbi Iranin.