-
Gjukanoviq injoron kreun e Kishës Serbe
Shtator 30, 2019 18:44Kabineti i presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, tha se nuk do t'i komentojë "pritjet" e Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, që Mali i Zi të tërheqë njohjen e Kosovës.
-
MPJ ua ndalon zyrtarëve nga Beogradi të hyjnë në Kosovë për të bërë fushatë
Shtator 30, 2019 06:12Jetlir Zyberaj, i cili është këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit, ka bërë të ditur se Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ua ka ndalur zyrtarëve nga Beogradi të hyjnë në Kosovë për të bërë fushatë.
-
Marrëveshja arrihet kur Serbia ta kuptojë se s’mund të fitojë asgjë nga Kosova
Shtator 28, 2019 17:51Kandidati për kryeministër i koalicionit mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate, Ramush Haradinaj, në një intervistë për mediat tha se marrëveshja finale me Serbinë, do të arrihet, kur Beogradi të kuptojë se nuk mund të fitojë asgjë nga Kosova.
-
Rama në OKB: E dashur Serbi, Kosova e pavarur është një realitet i pakthyeshëm!
Shtator 28, 2019 06:00Duke shfrytëzuar prezencën e liderëve nga e gjithë bota, por në mënyrë të veçantë Serbisë, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në fjalën e tij përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka kërkuar njohjen njëherë e mirë të pavarësisë së Kosovës.
-
Drashkoviq: Kosova është e humbur për Serbinë, ky është realiteti!
Shtator 27, 2019 18:40Vuk Drashkoviq, lider i një partie të vogël opozitare dhe ish-ministër i Jashtëm i Federatës Serbo-Malazeze, ka deklaruar se Serbia e ka humbur Kosovën që në vitin 1999 dhe këtë realitet të vrazhdët serbët duhet ta pranojnë.
-
S’ka sinjale për riaktivizim të shpejtë të dialogut
Shtator 26, 2019 05:42Më 9 nëntor të vitit të kaluar dy palët e përfshira në dialog janë ulur në tavolinë për herë të fundit. Pas vendosjes së taksës ndaj produkteve serbe nuk është zhvilluar asnjë takim tjetër në kuadër të fazës finale.
-
Brnabiq: Shpresoj se Merkel do të përfill pikëpamjet e Serbisë për Kosovën
Shtator 23, 2019 17:46Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, shpreson se kancelarja gjermane Angela Merkel do të përfill pikëpamjet dhe argumentet e Serbisë në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
-
Partitë politike të Kosovës kundërshtojnë idenë e ndryshimit të kufirit me Serbinë
Shtator 22, 2019 05:51Partitë politike, të cilat po garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, thonë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i nevojshëm, por asnjëra nga to nuk do ta marrë në konsideratë idenë për ndryshim të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si opsion i zgjidhjes së kontestit ndërmjet dy vendeve.
-
Scott: Vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, sjell stabilitet në Ballkanin Perëndimor
Shtator 19, 2019 17:21Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Kyle Scott, i cili është në përfundim të misionit, tha se as Beogradi dhe as Prishtina nuk përfitojnë asgjë nga ngecja aktuale e dialogut, dhe se zgjidhja e kësaj çështjeje do të thoshte stabilitet më i madh në Ballkanin Perëndimor.
-
Ministri i Jashtëm çek: Asnjë arsye për të tërhequr njohjen e Kosovës
Shtator 18, 2019 04:23Nuk ka asnjë arsye për të tërhequr njohjen e Kosovës, deklaroi sërish sot ministri i Jashtëm çek, Tomas Petricek, sipas lidovky.cz, që i referohet agjencisë çeke të lajmeve, CTK.