-
Bagheri: Irani do të përdorë të drejtën e tij për të vepruar kundër Izraelit
Gusht 01, 2024 07:55Në një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Iranit tha se Irani do të përdorë të drejtën e tij të natyrshme dhe legjitime për të ndërmarrë veprime konkrete dhe vendimtare kundër regjimit të rremë sionist, në mënyrë që marrëzia e vazhdueshme e këtij regjimi të përballet me një ndjenjë keqardhjeje të përjetshme.
-
Ghalibaf: Kemi për detyrë t'i japim përgjigjen e duhur vrasjes së dëshmorit Hanijeh
Gusht 01, 2024 07:53Në përgjigje të atentatit dhe martirizimit të Ismail Haniyeh, Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit tha: "Ne e kemi për detyrë t'i përgjigjemi këtij krimi në kohën dhe vendin e duhur."
-
Mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit në lidhje me vrasjen e dëshmorit Hanijeh
Gusht 01, 2024 07:52Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara u mbajt në lidhje me zhvillimet pas vrasjes në Teheran të shefit të Zyrës Politike të Hamasit, Ismail Hanije.
-
Hezbollahu i Libanit ka konfirmuar martirizimin e Fuad Shukrit
Gusht 01, 2024 07:51Hezbollahu i Libanit njoftoi: “Fuad Ali Shukr, komandanti i lartë i kësaj lëvizjeje, ka rënë dëshmor në sulmin terrorist të regjimit pushtues sionist në periferinë jugore të Bejrutit."
-
Ambasadori iranian: Vrasja e Ismail Hanijes nuk mund të kishte ndodhur pa lejen dhe mbështetjen e inteligjencës së SHBA-së
Gusht 01, 2024 07:49Ambasadori i Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, në lidhje me vrasjen e Ismail Hanijes, tha: "Përgjegjësia në lidhje me këtë krim të tmerrshëm e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si një aleat strategjik dhe mbështetësi kryesor i regjimit izraelit në rajon, nuk duhet të anashkalohet. Ky veprim nuk mund të kishte ndodhur pa autorizimin dhe mbështetjen e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës."
-
Amerika anulon gjithashtu fluturimet e saj drejt Izraelit
Gusht 01, 2024 07:46Linjat ajrore amerikane njoftuan të mërkurën në mbrëmje se do të anulojnë fluturimet e tyre drejt Izraelit.
-
Tubimi i banorëve të kryeqytetit në sheshin e Palestinës për të dënuar vrasjen e dëshmorit Ismail Haniyeh
Gusht 01, 2024 04:35Tubimi i banorëve të kryeqytetit në Sheshin e Palestinës për të dënuar vrasjen e dëshmorit Ismail Haniyeh
-
Lideri Suprem i Revolucionit Islamik do të falë namazin mbi trupin e dëshmorit Ismail Haniyeh
Korrik 31, 2024 17:13Lideri Suprem i Revolucionit Islamik do të falë namazin mbi trupin e dëshmorit Ismail Haniyeh nesër në mëngjes në Universitetin e Teheranit.
-
Bagheri Kani: Irani rezervon të drejtën për t'iu përgjigjur vrasjes së Haniyeh
Korrik 31, 2024 17:11Ministri i Jashtëm në detyrë i Iranit, Ali Bagheri Kani, ka përsëritur se Irani ka të drejtën për t'iu përgjigjur vrasjes së liderit të lartë të rezistencës palestineze Ismail Haniyeh në tokën iraniane nga regjimi izraelit.
-
Gjeneral-major Bagheri: Martirizimi i Haniyeh do të hapë rrugën për unitet të mëtejshëm të rezistencës
Korrik 31, 2024 17:09Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit në një mesazh ngushëllimi për dëshmorin e Ismail Haniyeh shkroi: "Kjo ngjarje do të çojë në unitet më të madh të Frontit të Rezistencës Islame dhe botës islame dhe në humbje që do të jenë shumë herë më të dhimbshme se ato të së kaluarës për regjimin e urryer sionist dhe mbështetësit e tij, veçanërisht për Amerikën terroriste".