-
Jordania, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bakuja dënuan vrasjen e Mohsen Fakhrizadeh
Nëntor 30, 2020 04:55Jordania, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bakuja dënuan vrasjen e shkencëtarit bërthamor iranian dhe bënë thirrje për një përpjekje të përbashkët për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve.
-
Reagimi i Sanders ndaj vrasjes së shkencëtarit bërthamor iranian
Nëntor 29, 2020 16:22Bernie Sanders, një politikan amerikan dhe senator nga Vermonti, e quajti të paligjshme dhe provokuese vrasjen e dëshmorit Fakhrizadeh.
-
Bernie Sanders: Vrasja e Fakhrizadeh ishte provokuese dhe e paligjshme
Nëntor 29, 2020 05:23Në një mesazh, senatori i pavarur amerikan përshkroi vrasjen e shkencëtarit bërthamor dhe mbrojtës iranian si një veprim të pamatur, provokues dhe të paligjshëm.
-
Reagimi i organizatave dhe vendeve të ndryshme ndaj vrasjes së Dëshmorit "Fakhrizadeh"
Nëntor 29, 2020 05:23Vrasja frikacake dhe e ndyrë e dëshmorit "Mohsen Fakhrizadeh", një shkencëtar bërthamor në industrinë e mbrojtjes së Iranit, u prit me një valë dënimi midis vendeve të ndryshme dhe të gjithë e pranuan se ky veprim nuk mund të ndalonte zhvillimin e industrisë bërthamore të Iranit.
-
Zarif: Komuniteti ndërkombëtar duhet të dënojë terrorizmin shtetëror dhe të kundërshtojë aventurizmin
Nëntor 28, 2020 16:31Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të dënojë terrorizmin shtetëror dhe të krijojë një konsensus për t'iu kundërvënë tensionit dhe aventurizmit në rajon.
-
Zyrtari i lartë rus dënon vrasjen e shkencëtarit bërthamor iranian
Nëntor 28, 2020 16:30Duke reaguar ndaj vrasjes së shkencëtarit të madh bërthamor iranian, Mohsen Fakhrizadeh, një anëtar i Këshillit për Marrëdhëniet Ndëretnike të Rusisë, i cili vepron nën mbikëqyrjen e Presidentit Vladimir Putin, tha: "Kjo vrasje frikacake në tokën iraniane tregon se zhvillimi e shkencës dhe teknologjisë në Iran është shqetësues për shumë vende. "
-
Bashkimi Evropian: Atentati kundër dëshmor Fakhrizade, veprim kriminal
Nëntor 28, 2020 10:50Zëdhënësi i shefit të diplomacisë evropiane ditën e shtunë ka lëshuar një deklarate në të cilën ka dënuar atentatit terrorist kundër dëshmor Dr. Mohsen Fakhrizade, shkencëtarit të dalluar të energjisë atomike dhe industrisë së mbrojtjes së Iranit dhe këtë atentat e ka quajtur veprim kriminal.
-
Hezbullah: Irani ka kapacitetin e duhur për identifikimin e autorëve të vrasjes së shkencëtarit të energjisë atomike
Nëntor 28, 2020 10:37Hezbullahu i Libanit me anë të një deklarate, ka theksuar qëndrimin përkrah Iranit për t’u përballur me komplotet e huaja dhe ka thënë se Iranit ka aftësi të mjaftueshme për identifikimin e autorëve të atentatit terrorist ndaj shkencëtarit të energjisë atomike dhe eliminimin e tyre.
-
Ajetullah Khamenei: Përndjekja dhe ndëshkimi i autorëve dhe urdhëruesve të atentatit terrorist ndaj dëshmorit Fakhrizade në krye të prioriteteve
Nëntor 28, 2020 09:08Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit duke dënuar atentatin terrorist ndaj dëshmorit Mohsen Fakhrizade, theksoi: “Dy çështje të rëndësishme të gjitha organet shtetërore duhet t’i vendosin në krye të prioriteteve të tyre. E para është përndjekja dhe hetimi i këtij krimi dhe ndëshkimi i prerë i autorëve dhe urdhëruesve të këtij atentati terrorist dhe çështja tjetër është vazhdimi i punës shkencore dhe teknike të dëshmor Fakhrizade në të gjitha sektorët ku punonte ai”.
-
Vrasja e "Mohsen Fakhrizadeh"; Përsëritje e skenarit të dështuar të frenimit të zhvillimit shkencore në Iran;
Nëntor 28, 2020 05:56Mohsen Fakhrizadeh, kreu i Organizatës së Kërkimit dhe Inovacionit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Mbështetjes së Forcave të Armatosura Iraniane, u martirizua dje në mbrëmje në një sulm terrorist në periferi të Teheranit.