Irani kampion i Azisë në futbollin bregdetar
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i141626-irani_kampion_i_azisë_në_futbollin_bregdetar
Kombëtarja e Iranit ka arritur të mposhtë rivalët japonezë për të dalë kampion në Kupën e Azisë AFC 2023 në futbollin bregdetar.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 26, 2023 20:44 Europe/Tirane
  • Irani kampion i Azisë në futbollin bregdetar

Kombëtarja e Iranit ka arritur të mposhtë rivalët japonezë për të dalë kampion në Kupën e Azisë AFC 2023 në futbollin bregdetar.

Skuadra iraniane mposhti 6-0 kombëtaren e Japonisë në Kupën e Azisë duke u shpallur kampion. Sportistët iranianë mund të mposhtin të gjithë rivalët në turneun, i cili u zhvillua në Pattaya, Tajlandë nga 16 deri më 26 mars. Skuadra iraniane e drejtuar nga Ali Naderi mposhti rivalët malajzianë 14-5 dhe mundi Uzbekistanin 11-2 dhe më pas mposhti Emiratet e Bashkuara Arabe 7-2. Në çerekfinale , ata mundën gjithashtu Bahreinin 10-0 dhe gjysmëfinale Omanin 6-3. Irani, i cili e ka fituar kampionatin në vitet 2013 dhe 2017, mposhti në finale Japoninë 6-0 për t'u bërë kampion i Azisë në futbollin bregdetar.