Kërkesa e prokurorit brazilian për arrestimin e katër politikanëve
Prokurori i përgjithshëm i Brazilit ka kërkuar arrestimin e katër politikanëve brazilianë në kuadër të hetimeve për korrupsion financiar në kompaninë e naftës Petrobras.
Rodiger Zhanut, prokurori i përgjithshëm i Brazilit ka kërkuar nga Gjzkata supreme e Brazilit që të arrestojë Renan Kalhirus, kryetar i Senatit dhe Eduardo Konha, kryetar i parlamentit në akuzën për pengim të procesit lidhur me dosjen e korrupsionit financiar të Petrobras. Prokurori i përgjithshëm i Brazilit po ashtu ka kërkuar arrestimin e Hoze Serani, ish president dhe Rome Khonka, një tjetër politikan i Brazilit. Kohë më parë, me 55 vota pro dhe 22 kundër, senati brazilian ka vendosur që të pezullojë nga detyra Presidenten e vendit, Dilma Rouseff, me qëllim dërgimin e saj përballë gjykatës. Presidentja akuzohet për manipulimin e financave publike me qëllim fshehjen e rritjes së borxhit publik në vitin 2014, përpara zgjedhjes së saj për një mandat të dytë në krye të vendit. Hetuesit do të kenë mundësi që ta hetojnë Presidenten në ikje për një afat gjashtë mujor, ndërkohë që në vend të saj u vendos përkohësisht zv. Presidenti aktual, Michel Temer. E gjendur mes presioneve të shumta, Presidentja e Brazilit Dilma Rouseff, ka vendosur që t’a dërgojë pranë Gjykatës Supreme procesin e votimit të dhomës së ulët të Parlamentit. Përfaqësuesi ligjor i Presidentes pretendon se marrja e vendimit për t’a votuar këtë çështje në Parlament ka parregullsi ligjore. Ai shtoi se kjo është një lëvizje politike dhe një përpjekje për të goditur figurën e Dilma Rousseff. Presidentja mund të pezullohet për plot 180 ditë nga detyra në rast se senatorët do t’i hapin dritën jeshile propozimit të bërë. Partitë opozitare pretendojnë se qeveria ka ndryshuar disa të dhëna në aspektin e financave publike për të fshehur një rritje të borxhit publik përpara se Presidentja të fitonte mandatin e saj të dytë në vitin 2014. Një tjetër çështje problematike ka qenë ajo e skandalit të kompanisë gjysmë-shtetërore të naftës Petrobras. Rouseff akuzohet për korrupsion së bashku me ish-Presidentin Luiz Ignazio Lula si dhe një sërë zyrtarësh të tjerë të lartë. Gjatë ditëve të fundit, në Brazil ka patur protesta të shumta, ku qytetarët kanë kërkuar largimin e saj nga detyra.