Pasojat e vdekjes së civilëve i kanë pamundësuar misionet ushtarake
Fondacioni "Xhorxh Soros" ka deklaruar se Amerika në ndikimet e saj afatgjata vdekjen e civilëve në misionet e tyre ushtarake nuk e ka marrë shumë seriozisht dhe nuk ka mundur të mësoj në 15 vitet e misionit brutal në Afganistan.
Agjencia e lajmeve AFP nga Uashingtoni, duke iu referuar një raporti të Fondacionit Soros, shkruan: Në kohën kur ushtria amerikane shpesh thekson se për të parandaluar vdekjen e civilëve bën çdo gjë, mirëpo sulmet ajrore me programim të dobët, nuk identifikojnë objektivat, mjetet e pashpërthyera dhe forcat e padisiplinuara, shpesh çojnë në vrasjen e civilëve në Afganistan, Irak, Siri dhe pika tjera të luftës. Në këtë tsudim të kryer nga Fondacioni Soros thuhet se Amerika në sulmet e saj në Afganistan ka shkaktuar vdekjen e mijëra civilëve dhe nuk ka arritur të dobësojë talebanët. Një koalicion nën drejtimin e Amerikës në fillim të vitit 2011 ka kryer sulme kundër këtij vendi dhe shkëndijat e luftës midis talebanëve dhe grupeve tjera paramilitare nga njëra anë dhe forcat kombëtare afgane të mbështetura nga Amerika nga ana tjetër janë ende të ndezura. Mishel Flourni, ish ndihmës sekretar i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes i cili ka marrë pjesë në këtë studim të këtij fondacioni, thotë: Amerika angazhohet në një konflikt të armatosur menjëherë pa bërë paraprakisht studimet e vlefshme se si ka ardhur deri te ai konflikt. Ai pak beson se nëse fitojnë demokratët mund të zgjidhet shef i Pentagonit dhe thotë se pas më shumë se 15 vitesh të luftës, mësimet të cilat ne duhet t'i kishim marrë nga këto përvoja, sidomos në nivelin strategjik, ende nuk janë pasqyruar gjerësisht. Ai shton: Në Afganistan, vendasit akoma janë duke luftuar, shpesh forcat amerikane shihen si konkurrent agresiv dhe betejat me ata që vrasin civilë janë shumë të vështira. Përveç kësaj, në raportin "Partnerët grabitqar", Amerika është sulmuar si një vend i cili nuk kryen bashkëpunime të plota në Afganistani.