Kushtet e BE për anëtarësimin e Serbisë në këtë union
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i17230-kushtet_e_be_për_anëtarësimin_e_serbisë_në_këtë_union
Këshilli për të drejtat e njeriut i varur nga BE të mërkurën përmes një deklarate ka njoftuar se qeveria e Serbisë e cila ka pranuar Konventën e OKB për të drejtat e fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara, duhet të të përmirësojë standardet në këtë fushë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 09, 2016 17:41 Europe/Tirane
  • Kushtet e BE për anëtarësimin e Serbisë në këtë union

Këshilli për të drejtat e njeriut i varur nga BE të mërkurën përmes një deklarate ka njoftuar se qeveria e Serbisë e cila ka pranuar Konventën e OKB për të drejtat e fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara, duhet të të përmirësojë standardet në këtë fushë.

Kjo organizatë i ka vënë kusht Serbisë që nëse synon anëtarësimin në BE duhet të plotësojë standardet për personat me aftësi të kufizuara. Ditë më parë, Raportuese i Parlamentit Evropian për Serbinë, gjermani David MacAllister ka thënë për revistën me seli në Beograd, “CorD” se qershori i këtij viti mund të jetë koha kur Serbia do të hapë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, më konkretisht kapitujt 23 dhe 24 përkitazi me sundimit e së drejtës, transmeton Republika.info. Parlamenti Evropian së fundi ka miratuar një rezolutë për Serbinë, me propozim nga eurodeputeti McAllister, të cilën kjo revistë e vlerësoi si “përgjithësisht shumë pozitive”, rezolutë kjo e cila “qartësisht përcakton se procesi i anëtarësimit të Serbisë në BE është i lidhur ngushtë me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, gjersa “shikuar në plan afatgjatë, Serbia duhet përshtatur politikën e jashtme me atë të BE-së, përfshirë edhe politikën e saj ndaj Rusisë”. “Serbia është e angazhuar në procesin e normalizimit me Kosovën dhe në finalizimin e marrëveshjeve kyçe të datës 25 gusht, 2015. Këto marrëveshje shënuan një hap tjetër të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Serbissë dhe Kosovës. Të dyja palët tani duhet të vazhdojnë me zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura, në mirëbesim dhe në kohën e duhur”, tha McAllister. Në pohimin e revistës se “duket se i tërë dialogu përfundimisht përqendrohet në çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovë”, eurodeputeti gjerman u përgjigj: “Për shkak të pesë shteteve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, kjo çështje mbetet në qendër të debateve kundërthënëse, e edhe në Parlamentin Evropian. Dialogu Beograd-Prishtinë ka të bëjë me normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve.Ky është termi i përdorur në konkluzionet e Këshillit Evropian dhe në kornizën e bisedimeve. Në fund të negociatave, një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme do të duhet të arrihet”, nënvizoi McAllister. Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, tha se është e sigurt se Serbia nuk do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian nëse nuk e pranon Kosovën. “Unë jam njëri nga pak politikanët e lartë të BE-së që insiston se njohja e Kosovës është kusht për Serbinë”, tha mbrëmë Ulrike Lunacek, në një forum të shoqërisë civile në Beograd. Lunacek, e cila është raportuese e Parlamentit Evropian për Kosovën, ka theksuar se nuk është armike e Serbisë, por përkundrazi. Ajo tha se Beogradi ka bërë progres të konsiderueshëm në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Nënkryetarja e Parlamentit Evropian tha se pret që anëtarësimi i Serbisë në BE të bllokohet, jo për arsye të vërejtjeve të saj, por për shkak të përvojës së Bashkimit Evropian me Qipron.