Çlirohet qyteti Sirt në Libi
Forcat libiane besnike të qeverisë së unitetit kombëtar, pas luftimeve të ashpra kanë hyr ënë qytetin Sirt, seli e grupit terrorist ISIS. Po ashtu, burimet informative kanë bërë të ditur se avionët amerikanë kanë sulmuar një prej qendrave të grupit terrorist ISIS në qytetin Sirt të Libisë.
Avionët luftarakë të Amerikës të enjten kanë sulmuar një shtëpi në qendër të qytetit Sirt të Libisë e cila konsiderohej qendra e krerëve të grupit terrorist ISIS në këtë rajon dhe gjatë këtij sulmi është vrarë Hamed Al-Ziltani, përgjegjës i zyrës së ashtuquajtur të zekatit të grupit terrorist ISIS. Nga ana tjetër, burimet mjekësore të qytetit Misrate kanë njoftuar se gjatë luftimeve mes ushtrisë së qeverisë së pajtimit kombëtar të Libisë dhe grupit terrorist ISIS në qytetin Sirt janë vrarë 19 pjesëtarë të forcave qeveritare. Këshilli presidencial i qeverisë së pajtimit kombëtare në Tripoli gjithashtu kanë njoftuar për vrasjen e kryetarit të Unionit të Avokatëve të Libisë dhe Abdurrahman Al-Kejise, ish-ministri për dëshmorët dhe të plagosurit të Libisë, gjatë luftimeve të forcave qeveritare dhe terroristëve të grupit ISIS. Forcat e bashkuara të qeverisë së re të pajtimit kombëtar të Libisë të mërkurën kanë avancuar në drejtim të zonave periferike lindore dhe jugore të qytetit Sirt dhe kanë marrë kontrollin mbi një bazë ushtarake. Ditë më parë, Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka theksuar mbi nevojën e monitorimit dhe garantimit të dërgimit të armëve në Libi. Një zyrtar i lartë i Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të premten ka bërë të ditur se ky Këshill ka kërkuar nga qeveria e unitetit kombëtar në Libi që të garantojë që armët mos të bien në duart e ekstremistëve në mënyrë që të reduktohet embargoja e armëve kundër Libisë. Një diplomat i Këshillit të Sigurimi duke folur në lidhje me ekzistimin e shqetësimeve në lidhje me strukturën komanduese të grupit paramilitar pro qeverisë së unitetit kombëtar të kryesuar nga Faiz Al Seraxh, ka theksuar mbi nevojën e transparencës së plotë dhe të saktë në dërgimin e armëve në Libi. Muajin e kaluar (maj 2016), 25 institucione ndërkombëtare dhe vendore, si Egjipti, Italia, Anglia, Amerika dhe Rusia, kanë arritur një marrëveshje për reduktimin e embargos së armëve që OKB i ka vënë Libisë në vitin 2011. Qeveria e unitetit kombëtar në Libi ka kërkuar reduktimin e sanksioneve në armatime për të arritur një pozitë më të mirë për të luftuar grupin terrorist ISIS. Kohë më parë edhe një prej ekspertëve të organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ka kërkuar të monitorohet procesi i dërgimit të armëve në Libi. Vlen të theksohet se Unioni i Perëndimit Arab është një organizatë rajonale e përbërë nga pesë vende si Tunizia, Algjeria, Maroku dhe Muritania. Kjo është në kohën kur përfaqësuesi special i OKB-s për çështjen e Libisë gjithashtu ka deklaruar se e vetmja rrugë për të luftuar kundër terroristëve të grupit takfirist ISIS në Libi është mbështetja në potencialet dhe forcat e brendshme të këtij vendi, sidomos në ushtrinë e Libisë. Ai gjithashtu ka refuzuar çfarëdo lloj ndërhyrje ushtarake të huaj në Libi. Martin Kopler, përfaqësuesi special i OKB-s për çështjen e Libisë, i cili të enjten ka zhvilluar një vizitë në Rusi, në takim me Mikhail Bogdanov, zv/ministrin e punëve të jashtme të Rusisë dhe njëkohësisht përfaqësues special i presidentit rus për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, deklaroi se zgjerimi i veprimeve të grupit terrorist ISIS dhe kriza ekonomike në Libi konsiderohen rreziqet më të mëdha që kërcënojnë këtë vend. Martin Kopler theksoi se rreziku i zgjerimit të veprimeve të grupit terrorist ISIS mund parandalohet vetëm me strategji ushtarake dhe