Kërkesa e Ukrainës dhe Gjeorgjisë për anëtarësim në NATO
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i17281-kërkesa_e_ukrainës_dhe_gjeorgjisë_për_anëtarësim_në_nato
Ukraina dhe Gjeorgjia në prag të takimit të rëndësishëm të NATO-s, kanë kërkuar t'i bashkohen kësaj aleance.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 10, 2016 04:56 Europe/Tirane
  • Kërkesa e Ukrainës dhe Gjeorgjisë për anëtarësim në NATO

Ukraina dhe Gjeorgjia në prag të takimit të rëndësishëm të NATO-s, kanë kërkuar t'i bashkohen kësaj aleance.

Autoritete të larta të Gjeorgjisë dhe Ukrainës të mërkurën kanë kërkuar përkrahjen e anëtarëve të NATO-s për pranimin e këtyre dy vendeve në këtë aleancë. Tina Khidasheli, ministre e mbrojtjes e Gjeorgjisë në lidhje me këtë çështje ka bërë të ditur se Amerika është e interesuar për të ndihmuar Ukrainën dhe Gjeorgjinë për t'u bërë pjesë e NATO-s për tu përballur me Rusinë. Ministrja e mbrojtjes e Gjeorgjisë ka thënë se në vend që Gjeorgjia dhe Ukraina të kërkojnë anëtarësim në NATO, janë vendet anëtare të NATO-s që duhet ta bëjnë një gjë të këtillë. Duket se kërkesa e Gjeorgjisë dhe Ukrainës për t'iu bashkuar NATO-s është ngritur përsëri dhe kjo çështje ka ngritur interesimin e autoriteteve të të dyja palëve për të vazhduar këtë kërkesë të tyre. Ukraina ndryshon doktrinën ushtarake duke vene si prioritet anëtarësimin ne NATO. Kreu i Këshillit te Sigurisë Kombëtare Oleksander Turcinov i konsideroi sulmet ruse ne territorin ukrainas si një faktor afatgjate. Për këtë arsye sipas tij anëtarësimi në Aleancën Veri-Atlantike është e vetmja mënyre për të e garantuar integritetin territorial. NATO kohëve të fundit ka shtuar dukshëm praninë në lindje të Evropës dhe në Detin Baltik. Një gjë e këtillë ka shkaktuar reagime të ashpra të Rusisë. Zv/kryetari i komisionit për çështje mbrojtëse dhe të sigurisë në Këshillin Federal të Rusisë, deklaroi se NATO po krijon kushtet e duhura për ta goditur Moskën në nivel global. Ai shtoi se forcat e armatosura të Rusisë dhe pajisjet ushtarake do të përqendrohen dhe dislokohen në zona të caktuara duke marrë parasysh aktivitetin e NATO-s. "Aktualisht po vërejmë se pakti i NATO-s po krijon kushtet e duhura për ta goditur Moskën në nivel global dhe këtë program po e ndjek në shumë aspekte. Prandaj duke marrë parasysh vazhdimin e veprimeve të NATO-s kundër Rusisë, shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Rusisë po vëzhgon situatën me vëmendje të lartë dhe po merr masat përkatëse në këtë drejtim, tha ai. Kundër pranisë së NATO-s në Evropën lindore nuk kanë munguar as protestat nga qytetarë të vendeve në të cilat kohëve të fundit është vërejtur një prani masive e ushtarëve dhe pajisjeve të aleancës veri-atlantike. Qindra qytetarë të Çekisë kanë protestuar kundër pranisë së madhe të ushtarakëve të NATO-s në lindje të Evropës dhe në Detin Baltik. Këto protesta janë organizuar njëkohësisht me fillimin e manovrave ushtarake të quajtura "Shpata e Lartë" nga forcat ushtarake të NATO-s. Kraçka, lideri i lëvizjes "Paqja" në Çeki e cila ka organizuar protestat qytetare në këtë vend për të protestuar kundër pranisë së NATO-s, ka deklaruar: "Gjatë disa viteve të kaluara kemi vërejtur ndërhyrjen e madhe të NATO-s në lindje të Evropës dhe në Ballkan si dhe në rajonin e Atlantikut dhe kjo është e papranueshme". Ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov ka thënë se vendi i tij është i shqetësuar për zhvillimet e NATO-s dhe lëvizjet infrastrukturore të kësaj organizate në drejtim të kufijve të Rusisë dhe vendi i tij do të detyrohet të ndërmarrë 'masa adekuate' për të ruajtur sigurinë.