Vazhdojnë shqetësimet mbi kandidaturën e Trump për president të SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i17458-vazhdojnë_shqetësimet_mbi_kandidaturën_e_trump_për_president_të_shba
Kandidatura e Donald Trump për postin e presidentit të SHBA vazhdon të krijojë shqetësime në Amerikë dhe në botë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 11, 2016 18:22 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë shqetësimet mbi kandidaturën e Trump për president të SHBA

Kandidatura e Donald Trump për postin e presidentit të SHBA vazhdon të krijojë shqetësime në Amerikë dhe në botë.

Ish-kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale amerikane, Mitt Romney ka sulmuar sërish kandidatin aktual të kësaj force, Donald Trump. "Komentet e tij bëjnë thirrje për një tendencë raciste që ekziston në disa njerëz”, ka deklaruar Romney në një intervistë. Romney është shprehur se, miliarderi njujorkez “përbën rrezik për vërshimin e një vale racizmi dhe intolerance”. Mes figurave të tjera politike dhe jo vetëm që nuk e mbështesin Trump janë: kreu i Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan; ish-guvernatori i Floridës, Jeb Bush; ish-presidentët George H. W. Bush dhe George W. Bush; senatori i Nebraska, Ben Sasse; etj. Ende të pavendosur janë senatori i Teksasit Ted Cruz dhe guvernatori i Ohio, John Kasich. Edhe presidenti amerikan Barak Obama vuri në dukje se si njëri prej pasardhësve të tij të mundshëm “ka nervozuar udhëheqësit e tjerë botërore duke dëshmuar ose injorancë në politikën e jashtme, ose një sjellje kavaljere”. “Kur nervozon, tremb dikë ndonjëherë është mirë, sepse shumë nga vendet e botës ku jetojmë, kanë abuzuar me ne, kanë përfituar prej nesh. Prandaj, nëse ndjehen të trembur, në një mënyrë miqësore, kjo është gjë e mirë sepse kjo do të thotë që do të kemi marrëdhënie të shkëlqyera në të ardhmen me këto vende”, u shpreh Obama. Donald Trump përkufizohet si arrogant, vulgar dhe prepotent. Zgjedhjet paraprake në SHBA zgjasin dhe janë të ndërlikuara. Megjithatë tani të dy kampet kanë kandidatët e tyre: Hillary Clinton do të luftojë kundër Donald Trumpit për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë. Dhe anasjelltas. Por fituesit, që futen në garën elektorale presidenciale me mbështetjen e qartë dhe të fuqishme të partive të tyre, duken ndryshe. Problemet që kanë dy kandidatët janë krejt të ndryshme. Armiku më i madh i Donald Trumpit është vet Donald Trumpi. Një burrë i pasur në plakje, i cili me ekseset e tij plot urrejtje, narcizizëm dhe erupsion ka bërë mjaft armiq tek republikanët, duhet dhe do ta vazhdojë garën. Hillary Clinton në të kundërt duhet të luftojë të paktën në dy fronte. Gjatë shumë viteve në postet politike ajo ka bërë një sërë gabimesh ose duhet të përgjigjet për to. Edhe ajo mund të numërojë shumë kundërshtarë. Kësisoj Hillary Clinton është për vetveten armikja më e madhe. Kësaj i shtohet edhe një person real, i cili edhe pas nominimit mund t'i shkaktojë asaj mjaft kokëçarje. Populizmi dhe premtimet e kanë karakterizuar këtë luftë elektorale. Donald Trump është sigurisht kandidati më i pazakontë për president i një nga dy partive të mëdha amerikane. Megjithatë krahasuar me disa kandidatë të tjerë për Shtëpinë e Bardhë Trumpi duket pothuajse normal. Edhe Europa i ndjek me shqetësim sukseset e njëpasnjëshme të Donald Trump në fushatën parazgjedhore. Nëse Trump arrin të futet në Shtëpinë e Bardhë, kjo do të kishte pasoja për Europën e vjetër. Është Vështirë të kuptosh strategji konkrete nga politika e Trumpit. Deri më tani Trump shtron kërkesa. Por në rast të fitores në zgjedhje ai duhet të qeverisë." Do ta ulë apo do ta ngrejë Trump buxhetin ushtrarak të SHBA? Ai herë shprehet pro ngritjes së buxhetit, herë thotë të hedhë më shumë bomba në Siri, por ka raste kur shprehet edhe kundër." Sido që të vendosë Trump, vendimet e tij kanë pasoja për Europën dhe për gjithë botën.