Sulm terrorist në Florida
Sulmet terroriste këtë herë janë zhvendosur në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku 50 persona mbetën të vrarë dhe 53 të plagosur nga një sulmi me armë zjarri në një lokal nate homoseksualësh në Orlando të shtetit të Floridas.
Rreth orës 2 pas mesnate sipas orës lokale një person i armatosur ka qëlluar me armë zjarri brenda një klubi nate homoseksualësh. Policia në Orlando tha se policët kanë hyrë në klubin rreth tre orë pas ngjarjes duke ekzekutuar sulmuesin, i cili kishte marrë edhe pengje. Duke e konsideruar këtë si një akt terrorist, policia nuk ka dhënë detaje nëse ishte ndërkombëtar apo i brendshëm. Pamjet filmike që po ndahen nëpër rrjete sociale shfaqin disa dhjetëra automjete të emergjencës në vendin e ngjarjes ku njerëzit po trajtohen nga mjekët. Një person që ka qenë brenda klubit, u ka thënë mediave se i dyshuari që po e kryen sulmin ka nisur të gjuaj me armë zjarri rreth orës 2 të mëngjesit, sipas orës lokale në Florida. Të dhënat janë bërë me dije nga policia, sakaq 53 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po marrin trajtim mjekësor në spital. Në vend është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Policia amerikane thotë se ka identifikuar ekstremistin që kreu masakrën, të cilin forcat e policisë e ekzekutuan rreth 3 orë pas ngjarjes. Ai është, Omar Mateen, një qytetar amerikan nga Port St Lucie në Florida. Policia ka sekuestruar armët e sulmuesit, një pistoletë dhe një pushkë. Matten, i cili ka lindur nga prindër afganë, mbante një pajisje të dyshimtë, që dyshohet si jelek vetëvrasës, kur hapi zjarr në klubin e homoseksualëve në orët e para të mëngjesit të sotëm. FBI-ja po heton ngjarjen. I pyetur nëse incidenti kishte lidhje me terrorizmin, një agjent i posaçëm i FBI-së tha se agjencia kishte “të dhëna se Matten mund të ketë qenë i prirur ndaj një ideologjie të tillë terroriste”. Policia amerikane tha se sulmuesi, i cili u qëllua për vdekje nga oficerët, besohet të jetë rreth 29 vjeç. Në momentin e sulmit mendohet që në barin tepër të frekuentuar të natës të ndodheshin rreth 100 vetë. Dëshmitarë në vendngjarje thonë se kanë parë trupa të pajetë të dergjen në dyshemenë e klubit. “Hyri me forcë e pastaj filloi të qëllonte si i çmendur”, rrëfejnë ata. Efektivët e policisë i janë përgjigjur me zjarr të shtënave të agresorit, por nuk dihet ende nëse kanë arritur të hyjnë në bar. Alarmin e dhanë vet viktimat e episodit të dhunës përmes mesazheve të dëshpëruara për ndihmë në rrjetin social “Twitter”. Po nëpërmjet këtij të fundit, policia këshilloi kalimtarët të qëndronin larg, ndërsa shumë nga përdoruesit nuk kanë ngurruar të shpërndajnë mesazhe për çfarë po ndodhte në “Pulse Club”.Pavarësisht motiveve të këtij sulmi të armatosur, ky incident është një tjetër dëshmi e pasojave të rënda të lirisë së armëmbajtjes në SHBA. Megjithëse qeveria e presidentit të SHBA Barak Obama ka kërkuar miratimin e ligjeve që kufizojnë lirinë e armëmbajtjes në Amerikë, kongresmenët amerikanë që mbrojnë interesat e kompanive të mëdha të prodhimit të armëve, kanë kundërshtuar çdo iniciativë për kufizimin e lirisë së armëmbajtjes. Në duart e popullsisë 320 milionëshe të Amerikës ekzistojnë mbi 200 milionë armë, prandaj nuk është e rastit që herë pas here në këtë vend ndodhin sulme të përgjakshme me armë zjarri nga të cilat dhjetëra mijëra qytetarë amerikanë humbin jetën çdo vit.