Trump shfrytëzon ankesat e amerikanëve të bardhë
"Unë nuk dua të shoh një president të Shteteve të Bashkuara, duke thënë gjëra të cilat ndryshojnë karakterin e brezave të ardhshëm amerikanë", tha Romney, kandidati i Partisë Republikane për president të SHBA në vitin 2012.
Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është duke shfrytëzuar ankesat e amerikanëve të bardhë për të përfituar gjatë fushatës së tij, ka deklaruar kështu një gazetar dhe analist amerikan. Abayomi Azikiëe, redaktor i "News Fire Pan-afrikan", i bëri këto komente në një intervistë me Press TV të shtunën, pasi Mitt Romney tha se nëse Trump zgjidhet president, ai mund të legjitimojë racizmin dhe fanatizmin dhe mund të ndryshojë strukturën morale të shoqërisë amerikane. "Unë nuk dua të shoh një president të Shteteve të Bashkuara, duke thënë gjëra të cilat ndryshojnë karakterin e brezave të ardhshëm amerikanë", tha Romney, kandidati i Partisë Republikane për president të SHBA në vitin 2012. Romney, i cili e ka kundërshtuar haptazi kandidaturën e Trump, po synon të gjejë një kandidat të pavarur që do të sfidojë Trumpin. Azikiwe ka thënë se Donald Trump është duke përdorur racizmin si një dukuri që buron nga frustrimi i amerikanëve të bardhë, sidomos i meshkujve të bardhë të moshës së mesme dhe të moshuarve që është e bazuar në krizën ekonomike brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës. "Në vend që të kërkojnë ruajtjen e burimeve të veta për të shfrytëzuar dhe për të përmirësuar kushtet e punës dhe të klasës së mesme brenda Shteteve të Bashkuara, ata janë duke viktimizuar afrikano dhe latino amerikanët si dhe grupet tjera brenda Shteteve të Bashkuara, që në të vërtetë janë duke i privuar dhe shtypur", shtoi ky analist amerikan. Fushata e Donald Trump ka qenë e përcaktuar nga polemika që nga fillimi, duke përfshirë vërejtje përçmuese për gratë, emigrantët meksikanë dhe muslimanët. Trump në një intervistë të fundit ka thënë se gjyqtari i gjykatës së rrethit Gonzalo Curiel, i biri i një mirganti meksikan, ka qenë i njëanshëm përmes një vendimi kundër tij që përfshinin akuzat të mashtrimit kundër Universitetit Trump, shkollë trajnimi për pasuri të paluajtshme e miliarderit. Trump ka pohuar se trashëgimia e gjyqtarit meksikan ka ndikuar në mendimit e ti për ndërtimin e një muri në kufirin Meksikë-SHBA, pas fitores në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Azikive thotë se kjo është një lojë politike që është duke luajtur Trump në mënyrë që të shfrytëzojë ankesat e amerikanëve të bardhë. Si mund që njerëzit të pranojnë një kandidat të tillë që haptazi bënë deklarata raciste dhe kërkon mbështetje në zgjedhjet presidenciale. Kjo tregon se Partia Republikane është tërësisht raciste. Kjo gjithashtu tregon se Partia Demokratike nuk është duke e shfrytëzuar këtë racizëm hapur dhe flagrantë në dëm të Partisë Republikane", përfundoi Abayomi Azikiwe, redaktor i "News Wire Pan-afrikan".