Spanja e nis me fitore, mposht 1-0 Çekinë
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i17683-spanja_e_nis_me_fitore_mposht_1_0_Çekinë
Spanja e ka nisur me fitore Kampionatin Europian, duke mposhtur minimalisht 1-0 Çekinë, me një gol të shënuar nga Gerard Pique në minutat e fundit të ndeshjes.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 13, 2016 13:34 Europe/Tirane
  • Spanja e nis me fitore, mposht 1-0 Çekinë

Spanja e ka nisur me fitore Kampionatin Europian, duke mposhtur minimalisht 1-0 Çekinë, me një gol të shënuar nga Gerard Pique në minutat e fundit të ndeshjes.

Kombëtarja e drejtuar nga Del Bosque bëri lojën e zakonshme, duke patur një përqindje të lartë të mbajtjes së topit, ndërsa Çekia kërkonte ta ndëshkonte me anë të kundërsulmit. Megjithatë pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura. Morata, Silva e Nolito që ishin në sulmin e Spanjës nuk arritën të gjenin golin. Edhe në pjesën e dytë ishte thuajse e njëjta mënyrë loje nga të dyja ekipet deri 3 minuta para fundit të takimit, kur Pique gjen golin e avantazhit dhe të tre pikëve të para në këtë ndeshje. Iniesta dhuron një asist perfekt për shokun e tij te Barcelona, i cili me kokë mposht portierin Cech. Të dëshpëruar në fundin e takimit, çekët nuk kishin më kohë të reagonin dhe regjistrojnë humbjen e parë në Euro 2016. Megjithatë përball Spanjës mund të vlerësohet si e justifikueshme.