Nuk duhet t'a 'politizojmë' çështjen e Orlandos
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i17722-nuk_duhet_t'a_'politizojmë'_çështjen_e_orlandos
"Ne duhet t'i lejojmë autoritetet të bëjnë punën e tyre dhe pastaj besoj se do të marrim përgjigjet e duhura në përputhje me rrethanat. Nuk është koha të politizohet dhe të nxirren përfundime të shpejta, deklaroi Johnson. Këto reagime të Johnos vijnë pas deklaratave të kandidatit republikan Donald Trumop i cili ka përdorur një retorikë të tij të përsëritur anti-myslimane".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 13, 2016 19:27 Europe/Tirane
  • Nuk duhet t'a 'politizojmë' çështjen e Orlandos

"Ne duhet t'i lejojmë autoritetet të bëjnë punën e tyre dhe pastaj besoj se do të marrim përgjigjet e duhura në përputhje me rrethanat. Nuk është koha të politizohet dhe të nxirren përfundime të shpejta, deklaroi Johnson. Këto reagime të Johnos vijnë pas deklaratave të kandidatit republikan Donald Trumop i cili ka përdorur një retorikë të tij të përsëritur anti-myslimane".

I nominuari i partisë libertariane në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gary Johnson, ka thënë se askush nuk duhet t'a politizojë rastin e Orlandos në një klub nate ku mbetën të vdekur të paktën 50 persona dhe 53 të tjerë u plagosën. Mendimet janë me "viktimat e Orlandos dhe një komunitet i cili është sulmuar", tha Johnson në një mesazh të tij të dielën në Tuiter. "Është koha për të mbajtur zi, të jemi të fortë dhe bëjeni Amerikën të madhe". Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka thënë se është duke hetuar lidhjet vendore dhe ndërkombëtare të të shtënave në masë që thuhet se përgjegjësinë e ka marrë grupi terrorist ISIS. I dyshuari i të shtënave, i identifikuar nga mediat amerikane si simpatizant i dyshuar i ISIS quajtur Omar Mateen, është një qytetar amerikan me origjinë afgane nga Port St Lucie, Florida. Ai mori pengje në një klub, por më vonë u vra nga njësitë speciale SWAT. Johnson u bëri thirrje amerikanëve që të lejojnë autoritetet të vazhdojnë hetimet e tyre dhe shprehu ngushëllime për viktimat e sulmit vdekjeprurës. Me të vërtetë bëhet fjalë për një sulm tragjik dhe të neveritshëm, mendimet tona duhet të jenë me viktimat, tha Johnson në një deklaratë të veçantë të lëshuar të dielën pasdite. Pavarësisht çfarë motivi që të jetë, në fund të fundit kanë humbur jetët e mbi 50 personave dhe kjo është shumë tragjike. Ne duhet t'i lejojmë autoritetet të bëjnë punën e tyre dhe pastaj besoj se do të marrim përgjigjet e duhura në përputhje me rrethanat. Nuk është koha të politizohet dhe të nxirren përfundime të shpejta, deklaroi Johnson. Këto reagime të Johnos vijnë pas deklaratave të kandidatit republikan Donald Trumop i cili ka përdorur një retorikë të tij të përsëritur anti-myslimane. Donald Tump ka thënë se të shtënat dëshmojnë fushatën e tij të ksenofobisë. Trump ka bërë thirrje për një mbyllje totale të myslimanëve që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Manjati i pasurive të paluajtshme i Nju Jorkut ka bërë thirrje për krijimin e një baze të dhënash të myslimanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të kenë absolutisht asnjë zgjidhje tjetër përpos mbylljes së xhamive. Të dielën pasdite, Donald Trump kritikoi ashpër përmes një deklarate presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama për refuzimit e këtij të fundit që të kualifikojë ngjarjen e fundit të Orlandos si "islam radikal". Në një fjalim të tij sot presidenti amerikan Barak Obama ka refuzuar ta quaj këtë rast si "islam radikal". Për këtë arsye Trump i ka kërkuar Obamës të japë dorëheqje.