Irani në pasqyrën javore…60
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i17782-irani_në_pasqyrën_javore_60
Në emër të Zotit dhe me përshëndetje për ju të nderua dëgjues, po fillojmë emisionin tonë të përjavshëm kushtuar zhvillimeve më të rëndësishme të javë së kaluar në Iran.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 14, 2016 07:31 Europe/Tirane
  • Irani në pasqyrën javore…60

Në emër të Zotit dhe me përshëndetje për ju të nderua dëgjues, po fillojmë emisionin tonë të përjavshëm kushtuar zhvillimeve më të rëndësishme të javë së kaluar në Iran.

Spikeri

Javën e kaluar, Lideri suprem i revolucionit islamik deklaroi se njësimi me Kuranin për ummetin Islam sjell madhështi. Ajetollah Khamenei lideri suprem i revolucionit islamik i cili në një takim me profesorë, lexues dhe hafizë që kanë marrë pjesë në konkursin ndërkombëtar të Kuranit tha se qëllimi përfundimtar i mësimit përmendësh dhe i leximit të Kuranit është kuptimi dhe veprimi i tij dhe njësim me fjalën hyjnore dhe shtoi: Udhëzimi hyjnor dhe kuptimi i dispozitave bazë të Kurani dhe çështjeve të ndjeshme si armiku, mund të arrihet me anë të njësimit me Kuranin Famëlartë. Lideri suprem tha se problematika më e madhe e botës islame është distancimi nga etika kuranore dhe si rezultat neglizhenca ndaj komploteve dhe kurtheve të armiqve të Islamit dhe shtoi: Rruga e përballjes me këtë mangësi në botën islame është njohja e drejtë e dispozitave të Kuranit. Ai tha se politika e armikut konsiston në krijimin e luftërave të brendshme dhe vëllavrasëse në shoqërinë islame dhe deklaroi: Fatkeqësisht në botën islame disa nuk e kanë kuptuar këtë politike të armikut dhe janë të gatshëm që të përballen me vëllezërit e tyre myslimanë dhe të kryejnë djallëzira siç është bashkëpunimi me regjimin sionist. Armiqtë e Islamit pas krijimit të RII kanë shtuar dhe ndërlikuar akoma më shumë komplote e tyre kundër Islamit. Lideri suprem interesimin e gjerë të adoleshentëve dhe të rinjve për Kuranin pas fitores së revolucionit islamik e konsideroi si një mirësi të madhe dhe shtoi: Njësimi me Kuranin, shoqërinë e afron me udhëzimet jetësore dhe kjo është qëllimi kryesore dhe përfundimtar i mësimit përmendësh dhe i leximit të Kuranit. Ajetollah Khamenei ndër të tjera shtoi: Ummeti islam duke përfituar çdo ditë e më shumë nga kuptimi i Kuranit Famëlartë mund të arrijë madhështinë e premtuar nga Zoti i Madhërishëm. Në konkursin e 31-të ndërkombëtar të Kuranit në Teheran morën pjesë konkurentë nga 71 vende të botës, konkurs i cili është drejtuar nga një juri prej 15 anëtarësh 10 të huaj, 5 iranianë dhe 3 monitorues.

Spikeri

Javën e kaluar, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, aktivitetet bërthamore të Iranit janë në përputhje me standardet e ANEA. Jokia Amano, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, në deklaratën e tij hyrëe në lidhje me Iranin që u lexua javën e kaluar në takimin e Bordit të Guvernatorëve të ANEA, ka thënë se aktivitetet e Agjencisë sipas Protokollit shtesë i cili përkohëisht është pranuar nga Irani, është duke u respektuar. Drejtori i përgjithshëm i ANEA duke iu referuar vizitës së objekteve bërthamore të Iranit vitin e kaluar, sidomos objektit bërthamor Parçin, në periferi të Teheranit, tha se verifikimi i programit bërthamor të Iranit është i vështirë, por ajo që është e rëndësishme është se nuk ekziston asnjë veprim i pazakontë në qendrat bërthamore të Iranit. ANEA përmes një deklarate të lëshuar javën e kaluar me rastin e fillimit të sezonit të KG të kësaj agjencie, ka bërë të ditur se do të shqyrtohet çështja e Iranit në bazë të rezolutës 2231 të KS të OKB. Sipas Reza Naxhafi, përfaqësues i RII në ANEA, duke pasur parasysh raportet pozitive të ekspertëve të agjencisë në këtë institucion, Jokia Amano, drejtori i përgjithshëm i ANEA në raportin e tij të dytë pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore në takimin sezonal të këtij institucioni, do të konfirmojë zbatimin e plotë të masave bërthamore që lidhen me marrëveshjen bërthamore nga ana e Iranit. Javën e kaluar,në Vjenë të Austrisë ka filluar takimi sezonal i KG të ANEA për shqyrtimin e cështjes bërthamore të Iranit.

Spikeri

Zyra e ministrit të jashtëm të RII në përgjigje të kërkesës së disa kongresmenëve amerikanë për të udhëtuar në Iran dhe për të vizituar objektet bërthamore të Iranit, theksoi se në bazë të marrëveshjes bërthamore, askush nga zyrtarët dhe funksionarët e vendeve që kanë nënshkruar këtë marrëveshje nuk mund të pretendojnë se kanë të drejtë të monitorojnë procesin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore dhe objektet bërthamore të Iranit. Zyra e ministrit të jashtëm të RII theksoi se në tekstin e marrëveshjes bërthamore theksohet qartë se i vetmi organ kompetent për mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjes bërthamore është Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike.

Spikeri

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit dr. Hasan Ruhani, javën e kaluar tha se Republika Islamike e Iranit mirëpret zgjerimin e bashkëpunimit me Katarin.

Në një bisedë telefonike me Emirin e Katarit Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, dr. Hasan Ruhani uroi liderin e Katarit për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe tha se Republika Islamike e Iranit dhe Katari ndajnë shumë interesa dhe qëllime të përbashkëta dhe mund të zhvillojnë bashkëpunim më të ngushtë dhe të mbajnë konsultime të rregullta për të arritur qëllimet e tyre për t'i shërbyer stabilitetit dhe zhvillimit rajonal. Ai theksoi se mosmarrëveshjet ndërkombëtare duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe bashkëpunimit të shteteve të rajonit. Presidenti iranian tha se Republika Islamike e Iranit është e gatshme të mbajë konsultime me shtetet e tilla miqësore në rajon si Katari për të nxitur sigurinë dhe stabilitetin rajonal. "Republika Islamike e Iranit gjithmonë ka vepruar në interes të shteteve të rajonit, duke shpresuar se përmes bashkëpunimit, shtetet fqinje do të jenë në gjendje të luftojnë për stabilitetin dhe qetësinë e rajonit. Një qasje e tillë do të garantojë interesat e të gjitha shteteve". Presidenti i Republikës Islamike të Iranit dr. Hasan Ruhani theksoi mbi nevojën për dialog strategjik midis Iranit dhe shteteve të rajonit dhe i ka dëshiruar qeverisë dhe popullit të Katarit sukses dhe prosperitet. Emiri i Katarit nga ana e tij ka thënë se Katari respekton marrëdhëniet e sinqerta dhe shumë të ngushta me Republikën Islamike të Iranit, duke shpresuar shtimin e lidhjeve. Ai tha se Katari kërkon marrëdhënie të mira dhe strategjike midis Iranit dhe shteteve bregdetare jugore të Gjirit Persik. Duke iu referuar marrëdhënieve strategjike Teheran-Doha, Emiri i Katarit tha se marrëdhëniet janë duke u zhvilluar dhe zgjeruar larg nga ndikimi apo ndërhyrjet e ndonjë vendi të tretë.

Spikeri

Javën e kaluar, në Teheran është zhvilluar takimi trepalësh i ministrave të mbrojtjes të RII, Rusisë dhe Sirisë me temë ''Lufta kundër terrorizmit''. Ky takim u mbajt me ftesë zyrtare të gjeneral kolonel Hosein Dehkan, ministër i mbrojtjes i RII dhe në të morën pjesë Sergei Shojgu, ministër i mbrojtjes i Rusisë dhe Fahd Xhasem al Forajxh, ministër i mbrojtjes i Sirisë. Në këtë takim trepalësh u diskutua mbi zhvillimet më të fundit rajonale, rrugët dhe strategjitë për forcimin dhe zgjerimin e luftës kundër terrorizmit. Ministri i mbrojtjes i RII para fillimit të këtij takimi trepalësh të ministrave të mbrojtjes të RII, Rusisë dhe Sirisë në një konferencë për media ka thënë: Në takimin trepalësh do të diskutohet mbi gjendjen e fundit në Siri dhe veprimet e ndërmarra për luftë kundër terrorizmit. Ministri i mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit deklaroi se politika e Iranit është veprimi i prerë dhe serioz kundër terrorizmit. Husein Dehkan, ministri i mbrojtjes së RII, në takim me gjeneral Fahd Xhasem Al-Farixh, ministri i mbrojtjes së Sirisë i cili u zhvillua gjatë punimeve të takimit të veçantë trepalësh mes Iranit, Rusisë dhe Sirisë për luftën kundër terrorizmit, deklaroi se Irani në bazë të kërkesës së qeverisë legjitime të Sirisë, do të vazhdojë mbështetjen ndaj qeverisë dhe popullit të këtij vendi në luftën kundër terrorizmit duke e konsideruar atë detyrë të tij. Gjeneral Dehkan theksoi në vullnetin e vendosur të Irani në mbështetjen ndaj vendeve që janë bërë viktimë e terrorizmit dhe në vazhdimin e ndihmave të gjithanshme si konsultimet ushtarake, ndihmat humanitare dhe ndihmat në mënyra të tjera të duhura për popullin sirian. Ky veprim bëhet vetëm me qëllim të vendosjes së paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon,- shtoi ndër të tjera ministri iranian i mbrojtjes. Nga ana e tij, ministri i mbrojtjes së Sirisë në këtë takim vuri në dukje mbështetjen e Amerikës, Turqisë dhe të disa vendeve arabe të Gjirit Persik ndaj terrorizmit dhe deklaroi: Ata të cilët po pretendojnë vëllazëri me popullin e Sirisë po mbështesin në mënyrë të hapur dhe sekrete grupet terroriste dhe në këtë mënyrë po kryejnë krimet më të rënda kundër popullit sirian. Gjeneral Xhasem Al-Farixh në fund shtoi se qeveria dhe forcat e armatosura të Sirisë janë të vendosura që me ndihmën e vendeve mike dhe aleate të Sirisë, ta shpëtojnë popullin e këtij vendi nga krimet e egra të grupeve terroriste. RII gjatë kohës së krizës në Siri, përkundër atyre vendeve që mbështesin grupet terroriste, ka mbështetur qeverinë e Sirisë në luftën kundër terrorizmit dhe ka mbështetua negociatat mes palëve siriane për zgjidhjen e krizës. Nga ana tjetër mbështetësit e terrorizmit në Siri si Amerika, Turqia, Arabia Saudite dhe disa vende të tjera jo vetëm që kanë penguar zgjidhjen e krizës siriane por janë bërë shkak për shtimin e kostos dhe përhapjen e krizës në vende të tjera qoftë edhe në Evropë. Megjithatë pritet që kriza siriane të zgjidhet nëpërmjet bisedimeve mes palëve siriane dhe pa ndërhyrjen e mbështetësve të grupeve terroriste.