Obama kritikon deklaratat anti-islame
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i17932-obama_kritikon_deklaratat_anti_islame
Presidenti amerikan Barack Obama i bëri një qortim tepër të ashpër retorikës anti-myslimane të Donald Trumpit, duke i quajtur propozimet për emigracionit të kandidatit republikan për president si “të rrezikshme” dhe “aspak të nevojshme për Amerikën që duam”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 15, 2016 19:07 Europe/Tirane
  • Obama kritikon deklaratat anti-islame

Presidenti amerikan Barack Obama i bëri një qortim tepër të ashpër retorikës anti-myslimane të Donald Trumpit, duke i quajtur propozimet për emigracionit të kandidatit republikan për president si “të rrezikshme” dhe “aspak të nevojshme për Amerikën që duam”.

Duke folur për reporterët pasi dha një mesazh edhe për masakrën e Orlandos, Obama tha se thirrja e Trumpit për fjalime më të ashpra kundër terrorizmit dhe ndalimin e hyrjes së emigrantëve myslimanë në Amerikë, mund t’i bëjë myslimanët amerikanë të ndihen të tradhtuar nga qeveria e tyre dhe mund të minojë vlerat amerikane."Nëse do t’i braktisnim ndonjëherë këto vlera, jo vetëm që do ta bënim më të lehtë radikalizimin e njerëzve këtu dhe anembanë botës, por do të tradhtonim gjëra shumë të rëndësishme, të cilat ne jemi përpjekur t’i mbrojmë prej kohësh”, tha Obama. “Atëherë, terroristët do të pretendonin fitoren, por ne nuk mund ta lëmë këtë gjë të ndodhë. Unë nuk do ta lejoj këtë”.-shtoi presidenti i SHBA. Deklaratat e presidentit amerikan ishin të parat reagime ndaj fjalimit të Trumpit gjatë së hënës, pas masakrës së ditës së dielë në Orlando, si dhe ndoshta më të ashprat e tij deri më tani mbi kërcënimin që përbën - sipas tij, - kandidati biznesmen për politikën dhe sigurinë e Shteteve të Bashkuara.Obama tha se plani i Trumpit për të penguar të huajt myslimanë të futen në SHBA nuk merr parasysh historinë amerikane të të fokusuarit te grupet etnike dhe fetare mes periudhave të ankthit.“Kemi kaluar disa periudha në historinë tonë, kur kemi vepruar nga frika dhe kemi arritur të zhgënjehemi për ato veprime”, tha Obama para reporterëve. “Kemi parë qeveritë tona të keqtrajtojnë qytetarët e vet, e ajo ka qenë një pjesë e pafalshme e historisë sonë”. Edhe kandidatja demokrate për presidente të SHBA, Hillary Clinton dënoi retorikën anti-muslimane të Donald Trump duke theksuar se deklaratat e tij kundër islamit dhe muslimanëve nuk i sjellin asgjë të mirë Amerikës. Ajo kritikoi deklaratat e disa funksionarëve amerikanë që akuzuan muslimanët për sulmin terrorist në Orlando. ''Funksionarët amerikanë, në vend që të akuzojnë amerikanët muslimanë, duhet të bëjnë më shumë përpjekje për garantimin e sigurisë së vendit''- deklaroi Hillary Clinton. Kandidati republikan për president, Donald Trump, i cili praktikisht e ka siguruar nominimin për zgjedhjet presidenciale amerikane, duke komentuar sulmin më vdekjeprurës në historinë e Shteteve të Bashkuara, është shprehur në mënyrë agresive ndaj presidentit të SHBA, ndaj liderëve të Partisë Demokratike dhe kundër myslimanëve. Trump i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Barack Obama, të paraqesë dorëheqje dhe që Hillary Clinton të tërhiqet nga gara për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Trump, i cili më parë pat propozuar ndalesë të përkohshme të hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, i është rikthyer këtij propozimi, disa orë sulmit të armatosur në Orlando të Floridës ku humbën jetën 50 persona dhe 53 të tjerë u plagosën.