Mesazhi i Erdogan për Putinin
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan i ka dërguar një mesazh urimi homologut rus me rastin e Festës Kombëtare të Rusisë, shkëmbimi i parë zyrtar i këtij niveli pas disa muaj tensionesh mes tyre.
“Konfirmojmë se presidenti Erdogan i ka dërguar një letër urimi presidentit rus, Vladimir Putin me rastin e Festës Kombëtare të Rusisë që u përkujtua më 12 qershor”, bëri të ditur për median një zyrtar i presidencës turke. Marrëdhëniet e shkëlqyera mes Ankarasë dhe Moskës janë përkeqësuar ndjeshëm në muajin nëntor pas rrëzimit të një avioni bombardues rus nga ana e aviacionit turk në hapësirën e kufirit sirian, një akt i justifikuar sipas Turqisë për shkelje të paligjshme të hapësirës së saj ajrore. Rusia më pas dekretoi një valë sanksionesh ekonomike kundër Ankarasë duke u bërë thirrje shtetasve të saj të mos ndërmarrin udhëtime turistike në këtë vend. Kohëve të fundit janë tensionuar marrëdhëniet mes Rusisë dhe Turqisë për shkak të rrëzimit të avionëve rusë nga ana e ushtrisë turke në kufirin Turqi-Siri. Presidenti i Turqisë ka thënë se gabimi i pilotit rus, është shkaku i tensionimit të marrëdhënieve mes Turqisë dhe Rusisë. Përpara nisjes së vizitës së tij 4-ditore në lindje të Afrikës, presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan mbajti një fjalim në aeroportin ndërkombëtar dhe tha se Ankaraja kërkon përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë si në kohën kur ato ishin miqësore dhe shtoi se marrëdhëniet e afërta me Rusinë kanë rëndësi të madhe për Turqisë. Siç theksoi presidenti Erdogan, Rusia marrëdhëniet miqësore dhe të afërta me Turqinë i shiti për shkak të gabimit të një piloti. Më herët Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, të shtunën deklaroi se kushtet palës ruse nuk kanë ndryshuar sa i përket përmirësimit dhe normalizimit të marrëdhënieve me Turqinë. Deri në kohën kur Ankara nuk pranon kushtet e propozuar nga Moska dhe nuk kërkon falje, marrëdhëniet mes dy vendeve nuk do të jenë si në të kaluarën. Ende nuk është e qartë se për çfarë arsye Turqia me rrëzimin e avionit rus në territorin e Sirisë, ka prishur marrëdhëniet e saj me Rusinë. Qëndrimi i Rusisë sa i përket rifillimit të marrëdhënieve me Turqinë kushtëzohet me kërkimin e faljes, pagimin e dëmshpërblimit për avionin e rrëzuar dhe dhënies së zotimit se nuk do të përsërisë veprime të ngjashme në të ardhmen,- theksoi ndër të tjera Vladimir Putin, presidenti i Rusisë.