Rritja e Islamofobisë në Gjermani
Një sondazh i ri tregon se islamofobia është rritur ndjeshëm në Gjermani në mes të fluksit të madh të refugjatëve në këtë vend evropian.
Sipas rezultateve të një studimit të publikuar të mërkurën, çdo i dyti respondent në studimin e 2.420 njerëzve thonë se nganjëherë ndjehen si të huaj në shtetin e tyre për shkak të numrit të lartë të muslimanëve, nga 43 për qind në vitin 2014 dhe 30.2 për qind në vitin 2009 . Mbi 40 për qind e atyre që morën pjesë në këtë studim besojnë se muslimanëve duhet tu ndalohet të hyjnë në Gjermani, nga rreth 20 për qind sa ishin në vitin 2009. Hulumtimi është kryer nga hulumtuesit në Universitetin Leipzig, në bashkëpunim me Fondacionin Heinrich Boell, Fondacionin Rosa-Luxemburg dhe fondacionin Otto-Brenner. Në këtë studim shihet se mbështetësit e partisë politike anti-refugjat të krahut të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AFD), kanë më shumë gjasa të favorizojnë parandalimin e muslimanëve të hyjnë në Gjermani, ndërsa të anketuarit e të gjelbërve kishin më shumë gjasa të bien dakord me deklaratën se muslimanët i kanë bërë ata të ndjehen si të huaj. Qëndrimet ekstreme të krahut të djathtë dhe pakënaqësitë ndaj grupeve të tjera në vend gjithashtu janë rritur, sipas këtij sondazhi. "Ndërsa paragjykimi i përgjithshëm kundër emigrantëve ishte ulur pak, fokusi i pakënaqësisë ndaj azil-kërkuesve, myslimanëve si dhe romëve, është rritur", thonë autorët e këtij sondazhi. Ky hulumtim gjithashtu dëshmon se më shumë se 80 për qind e të anketuarve kanë kërkuar që qeveria gjermane të mos jetë shumë e hapur në shqyrtimin e kërkesave për azil. Myslimanët përbëjnë rreth pesë për qind të popullsisë së përgjithshme të Gjermanisë, ku ne këtë vend evropian jetojnë rreth katër milion muslimanë. Në këtë shtet të Evropës Perëndimore janë regjistruar rreth 1,1 milion refugjatë, kryesisht myslimanë, nga janari deri në dhjetor të vitit 2015. Europa po përballet me një fluks të paparë të refugjatëve, shumica e të cilëve janë larguar nga zonat e konfliktit në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, veçanërisht në Siri. Shumica i fajësojnë fuqitë e mëdha evropiane për këtë eksod të paparë, duke thënë se politikat e tyre kanë çuar në një rritje në terrorizmit dhe luftës në rajonet e e goditura nga dhuna, duke i detyruar shumë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.