Irani mbështet fushatën ndërkombëtare kundër terrorizmit
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i18034-irani_mbështet_fushatën_ndërkombëtare_kundër_terrorizmit
Irani mbështet fushatën ndërkombëtare kundër terrorizmit që po kërkon të koordinojë punët për të kryer operacionet në shtetet territoret e të cilave janë pushtuar nga terroristët e ISIS.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 16, 2016 11:11 Europe/Tirane
  • Irani mbështet fushatën ndërkombëtare kundër terrorizmit

Irani mbështet fushatën ndërkombëtare kundër terrorizmit që po kërkon të koordinojë punët për të kryer operacionet në shtetet territoret e të cilave janë pushtuar nga terroristët e ISIS.

Ministri i mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit deklaroi se politika e Iranit është veprimi i prerë dhe serioz kundër terrorizmit. Gjeneral Husein Dehkan, ministri i mbrojtjes së RII, në takim me gjeneral Fahd Xhasem Al-Farixh, ministri i mbrojtjes së Sirisë i cili u zhvillua gjatë punimeve të takimit të veçantë trepalësh mes Iranit, Rusisë dhe Sirisë për luftën kundër terrorizmit, deklaroi se Irani në bazë të kërkesës së qeverisë legjitime të Sirisë, do të vazhdojë mbështetjen ndaj qeverisë dhe popullit të këtij vendi në luftën kundër terrorizmit duke e konsideruar atë detyrë të tij. Gjeneral Dehkan theksoi në vullnetin e vendosur të Irani në mbështetjen ndaj vendeve që janë bërë viktimë e terrorizmit dhe në vazhdimin e ndihmave të gjithanshme si konsultimet ushtarake, ndihmat humanitare dhe ndihmat në mënyra të tjera të duhura për popullin sirian. Ky veprim bëhet vetëm me qëllim të vendosjes së paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon,- shtoi ndër të tjera ministri iranian i mbrojtjes. Nga ana e tij, ministri i mbrojtjes së Sirisë në këtë takim vuri në dukje mbështetjen e Amerikës, Turqisë dhe të disa vendeve arabe të Gjirit Persik ndaj terrorizmit dhe deklaroi: "Ata të cilët po pretendojnë vëllazëri me popullin e Sirisë po mbështesin në mënyrë të hapur dhe sekrete grupet terroriste dhe në këtë mënyrë po kryejnë krimet më të rënda kundër popullit sirian". Gjeneral Xhasem Al-Farixh në fund shtoi se qeveria dhe forcat e armatosura të Sirisë janë të vendosura që me ndihmën e vendeve mike dhe aleate të Sirisë, ta shpëtojnë popullin e këtij vendi nga krimet e egra të grupeve terroriste. Takimi trepalësh i ministrave të mbrojtjes të RII, Rusisë dhe Sirisë u organizua në Teheran me temë ''Lufta kundër terrorizmit''. Ky takim u zhvillua me ftesë zyrtare të gjeneral kolonel Hosein Dehkan, ministër i mbrojtjes i RII, ku morën pjesë Sergei Shojgu, ministër i mbrojtjes i Rusisë dhe Fahd Xhasem al Forajxh, ministër i mbrojtjes i Sirisë. Në këtë takim trepalësh u diskutua mbi zhvillimet më të fundit rajonale dhe rrugët dhe strategjitë për forcimin dhe zgjerimin e luftës kundër terrorizmit. Nga ana e tij, sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, admiral Ali Shamkhani, të enjten i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për të mobilizuar të gjitha kapacitetet për të ndëshkuar dhe kufizuar ato shtete që publikisht ose në mënyrë të fshehtë mbështesin terroristët takfiristë. Ministri rus i mbrojtjes nga ana e tij ka përshëndetur Iranin për mbajtjen e takimit trepalësh mes Teheranit, Moskës dhe Damaskut. Ai tha se lufta gjithëpërfshirëse kundër terrorizmit është një detyrë ndërkombëtare dhe të gjitha vendet duhet të marrin pjesë në mënyrë që të kemi një botë më të sigurt. Nga ana tjetër mbështetësit e terrorizmit në Siri si Amerika, Turqia, Arabia Saudite dhe disa vende të tjera jo vetëm që kanë penguar zgjidhjen e krizës siriane por janë bërë shkak për shtimin e kostos dhe përhapjen e krizës në vende të tjera qoftë edhe në Evropë. Megjithatë pritet që kriza siriane të zgjidhet nëpërmjet bisedimeve mes palëve siriane dhe pa ndërhyrjen e mbështetësve të grupeve terroriste.