A e dini çka shkakton mungesa e gjumit?
Shpeshherë qëndrojmë deri vonë duke parë TV, edhe pse e dimë që të nesërmen duhet të zgjohemi herët dhe do të bëjmë pak orë gjumë.
Disa studiues nga Universiteti i Helsinkit, kanë studiuar efektet që mund të shkaktojë mungesa e gjumit dhe pushimit të nevojshëm. Sipas tyre mund të shkaktojë rritje të kolesterolit dhe mund të shkaktojnë dëme në zemër. Personat e dërrmuar me më pak energji, i kanë më pak aktive gjenet, të cilat rregullojnë qarkullimin e gjakut. Një gjë e tillë ndikon në ditën tuaj, sepse kur jeni të lodhur dhe pa energji, dembeloseni dhe evitoni aktivitetet fizike të shëndetshme. Ky grup studiuesish ka zhvilluar një studim duke iu referuar lidhjes në mes të gjumit dhe sëmundjeve të lartpërmendura.Të dhënat e këtij studimi tregojnë që personat të cilët kanë sulme dhe probleme me zemrën, janë ata që u mungojnë tetë orët e rekomanduara të gjumit. Mjafton vetëm një javë pa gjumin e nevojshëm që të ndryshojë metabolizmin e trupit dhe sistemin imunitar.