Portugalia dështon edhe përballë Austrisë
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i18319-portugalia_dështon_edhe_përballë_austrisë
Portugalia ka barazuar pa gola me Austrinë, duke marrë vetëm një pikë në ndeshjen e dytë të Euro 2016 e vlefshme për grupin F.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 18, 2016 18:57 Europe/Tirane
  • Portugalia dështon edhe përballë Austrisë

Portugalia ka barazuar pa gola me Austrinë, duke marrë vetëm një pikë në ndeshjen e dytë të Euro 2016 e vlefshme për grupin F.

Portugalia e ka nisur në mënyrën më të keqe Kampionatin Evropian. Nga dy ndeshje sa kanë zhvilluar portugezët, kanë marrë dy barazime, dhe nëse duan kualifikimin duhet patjetër të fitojnë në ndeshjen e fundit ndaj liderit, Hungarisë. Portugalia llogaritej favorite ndaj Austrisë, por nuk arritën që të marrin më shumë se një pikë. Cristiano Ronaldo padyshim se nuk do ta harrojë lehtë këtë mbrëmje pasi dështojë të shënojë nga pika e bardh në minutën e 79’të, që mund t’ia kishte dhuruar tri pikë skuadrës së tij.Portugalia tani ka dy pikë, aq sa ka edhe Islanda. Nëse duan kualifikimin, portugezët duhet të fitojnë në ndeshjen e fundit të Grupit F ndaj liderit Hungarisë, e cila ka katër pikë.