Siria është viktima e fundit e politikës së jashtme agresive amerikane
"Ky është një problem i që daton qysh herët në politikën e jashtme amerikane. Ndikimi i huaj nga vende të tilla si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli si dhe Britania e Madhe dhe Franca, kanë qenë thembra e Akilit e politikës së jashtme amerikane për fat të keq për më shumë se 150 vjet".
Siria është viktima e fundit e politikës së jashtme agresive të Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ka zbatuar për disa dekada, thotë Scott Rickard, një ish agjent amerikan i zbulimit dhe analist politik. Dhjetëra zyrtarë të Departamentit të Shtetit të SHBA kanë bërë thirrje për sulme kundër qeverisë së presidentit sirian Bashar al-Asad. Ata nënshkruan një dokument që bën thirrje për sulme ushtarake kundër qeverisë së Asad, bën të ditur Wall Street Journal. The “dissent channel cable” u nënshkrua nga 51 zyrtarë të përfshirë në këshilla për politikën në Siri në pozita të ndryshme. "Departamenti Amerikan i Shtetit po tregon ngjyrat e tij, duke siguruar të paktën 50 persona për të nënshkruar dokumente zyrtare për të bërë thirrje për sulme të mëtejshme në Siri, konkretisht në Damask dhe kundër objektivave të qeverisë siriane", tha Rickard për kanalin televiziv Press TV të premten. "Kjo është qartë një shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe është një tregues i qartë i ndërhyrjes së huaj në politikën e jashtme amerikane", deklaroi ai. "Ajo që kemi këtu është se ju keni ndikimet e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe të Arabisë Saudite, si dhe ndikimet e Izraelit në politikën e jashtme të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku disa individë të Departamentit të Shtetit kanë lidhje më të forta me Izraelin, Arabinë Saudite dhe gjithashtu me Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ata përmes nënshkrimit të dokumenteve të tilla bëjnë thirrje për sulm ndaj një kombi tjetër", vuri në dukje ai. "Ky është një problem i që daton qysh herët në politikën e jashtme amerikane. Ndikimi i huaj nga vende të tilla si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli si dhe Britania e Madhe dhe Franca, kanë qenë thembra e Akilit e politikës së jashtme amerikane për fat të keq për më shumë se 150 vjet", tha ky analist. "Për fat të keq, këta individë të Departamentit të Shtetit të SHBA nuk janë besnikë ndaj sovranitetit të Shteteve të Bashkuara dhe kanë besnikërinë jashtë Shteteve të Bashkuara përmes familjeve, fesë, korporatave, financave dhe lloje të tjera të lidhjeve të personelit dhe kanë anashkaluar sovranitetin aktual të Shteteve të Bashkuara", theksoi ai. "Kjo është një shkelje e qartë e Kushtetutës amerikane, ku Kushtetuta e SHBA në mënyrë të qartë kërkon që SHBA të mos përzihet në punët e jashtme të vendeve të tjera, kur në fakt nuk ka asnjë deklaratë lufte dhe fatkeqësisht Shtetet e Bashkuara kanë shkelur mbi këtë", tha Scott Rickard, ish agjent amerikan i zbulimit dhe analist politik. "Kjo ka qenë tregues i asaj që ka ndodhur në Iran, asaj që ka ndodhur në Afganistan dhe kjo është ajo që ndodhi në Libi dhe kështu me radhë e kështu me radhë. Dhe fatkeqësisht Siria është viktima e fundit e politikës së jashtme agresive amerikane", deklaroi Rickard. Që nga marsi i vitit 2011, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj rajonalë, në veçanti Arabia Saudite, Katari dhe Turqia, janë duke zhvilluar një luftë kundër popullit dhe qeverisë siriane. Konflikti ka lënë më shumë se 470.000 sirianë të vdekur dhe gjysma e popullsisë së vendit prej rreth 23 milionë janë zhvendosur brenda ose jashtë kufijve të vendit arab. Muajin e kaluar, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry paralajmëroi presidentin sirian për pasojat e një qasje të re të SHBA, nëse ai nuk e pranon një tranzicion politik në disa muajt e ardhshëm. "Data e synuar për tranzicionin është 1 gushti", tha Kerry para gazetarëve në Departamentin e Shtetit më 3 maj.