Mavraj: Është një fitore e gjithë kombit
Qershor 19, 2016 18:49 Europe/Tirane
Mbrojtësi shqiptar, Mërgim Mavraj, i ka falënderuar tifozët e mrekullueshëm shqiptarë që i kanë qëndruar prapa Kombëtares, përkundër dy humbjeve në ndeshjet e mëparshme.
Ai ka thënë se do të donte të ishte në Tiranë, Prishtinë, apo në vendet tjera shqiptare për ta festuar këtë triumf. Për Mavrajn, kjo është një fitore e gjithë kombit shqiptar dhe jo vetëm e lojtarëve. Nuk ka rëndësi kualifikimi i mëtutjeshëm për të, pasi është moment shumë i mirë dhe “nuk kam fjalë ta përshkruar çfarë vlere ka për ne, jo vetëm si lojtarë, por si popull në përgjithësi”.