Cameron e krahason veten sikur Churchil kundër Hitlerit
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i18472-cameron_e_krahason_veten_sikur_churchil_kundër_hitlerit
Kryeministri britanik, përpjekjet e tij për të mbajtur vendin e tij në BE i ka krahasuar me përpjekjet e ish kryeministrit britanik që së bashku me vendet evropiane ka luftuar kundër Hitlerit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 20, 2016 11:39 Europe/Tirane
  • Cameron e krahason veten sikur Churchil kundër Hitlerit

Kryeministri britanik, përpjekjet e tij për të mbajtur vendin e tij në BE i ka krahasuar me përpjekjet e ish kryeministrit britanik që së bashku me vendet evropiane ka luftuar kundër Hitlerit.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, David Cameron, kryeministri i Britanisë, në një emision televiziv ka thënë se përpjekjet e tij për të mbajtur vendin në BE janë njësoj sikur përpjekjet e ish kryeministrit britanik Winston Churchil që së bashku me vendet evropiane ka luftuar kundër Hitlerit. Britania e Madhe përballet me një “zgjedhje ekzistenciale” në referendumin e 23 qershorit, prej të cilit nuk do të ketë kthim mbrapa bën të ditur kryeministri David Cameron. Kreu i ekzekutivit britanik tha se do të ishte një gabim i madh zgjedhja e alternativës së largimit nga BE-ja në votimin e së enjtes, pasi vendi do të zhytej në një dekadë paqartësish dhe pasigurie me efekte të mëdha negative. Ndryshe nga kryeministri, Michael Gove deklaroi për “Sunday Telegraph” se Britania do të bëhej një “pishtar me progresivitet” me largimin e Bashkimit Europian. Aktivistët që bëjnë thirrje për daljen nga BE-ja u kanë bërë thirrje njerëzve të “votojnë për demokracinë”. Por “demokracia” në këndvështrimin e Cameron do të përmbushet me votimin e alternativës për qëndrim, pasi kjo përfaqëson edhe atë për të cilën luftoi deputetja laburiste, Jo Cox, e cila u vra të enjten gjatë një mitingu elektoral në Ëest Yorkshire. Në po të njëjtin tabloid, “Sunday Telegraph”, Cameron, i cili bën thirrje për qëndrimin në BE, tha se zonja Cox “mishëronte më të mirën e Britanisë, një vend të denjë dhe të mëshirshëm”. Referendumi “i pakthyeshëm” përbën një “moment kthese” për Britaninë e Madhe, si dhe do t’i japë një përgjigje pyetjes se “çfarë lloj vendi duam ne që të jemi”, tha kryeministri. “A do të zgjedhim ne vizionin e Nigel Farage, vizion që e çon Britaninë mbrapa, më shumë përçan sesa bashkon, si dhe vë në pikëpyetje motivet e cilitdo që ka pikëpamje të ndryshme? Apo do të zgjedhim më mirë të jemi një vend tolerant dhe i lirë, një vend që nuk ua vë fajin të tjerëve për problemet e saj, një vend që nuk ligështohet për të kaluarën por vendos të shohë përpara me shpresë, optimizëm dhe besim? Besoj se përgjigjja e referendumit do të përcaktojë se çfarë lloj vendi do të jemi ne për një kohë të gjatë përpara”, shkruan Cameron. Sa i përket ekonomisë, kryeministri i vendit ishullor tha se “ajo tashmë është në ekuilibër”, ndërsa tregtia dhe investimet do të pësojnë goditje në rast se votohet për largimin nga BE-ja. Vendi madje mund të futet në një “recesion të mundshëm”, që do ta bënte Britaninë “përherë të varfër”. “Do të futeshim në një periudhë pasigurie dhe paqartësish, ndoshta për një dekadë, derisa gjërat të mund të zgjidheshin për mirë. Çmime më të larta, paga më të ulëta, më pak vende punësimi, më pak mundësi për të rinjtë. E si mund të votojmë me vetëdije për këtë alternativë? Unë do iu thoja të gjithëve: mos rrezikoni ta provoni!”, shkruan më tej Cameron.