Qytetet kineze ku nuk jeton asnjë njeri – arsyeja do t’ju befasojë
Në Kinë ekzistojnë qindra qytete që kanë çdo gjë që i nevojitet një jetese moderne dhe urbane: komplekse dhe apartamente shumëkatëshe, rrokaqiej dhe vende publike atraktive.
Çdo gjë, përveç një faktori shumë të rëndësishëm: njerëzit. Këto qytete misterioze – dhe gati krejtësisht të zbrazëta – janë pjesë e një plani kinez për të zhvendosur 250 milionë banorë që aktualisht jetojnë në zona rurale në lokacione urbane deri në vitin 2026, shkruan “The Independent”. Ky plan i Kinës përfshin lëvizjen e miliona qytetarëve të saj nga vendet më rurale në vende më moderne dhe më të zhvilluara, të cilat përfshijnë distriktin ‘Kangbashi’ në Ordos. Fotografi Kai Caemmerer u fascinua nga këto plane urbane, dhe në vitin 2015 udhëtoi në Kinë për të eksploruar dhe dokumentuar ato.