Qytetet kineze ku nuk jeton asnjë njeri – arsyeja do t’ju befasojë
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i18559-qytetet_kineze_ku_nuk_jeton_asnjë_njeri_arsyeja_do_t’ju_befasojë
Në Kinë ekzistojnë qindra qytete që kanë çdo gjë që i nevojitet një jetese moderne dhe urbane: komplekse dhe apartamente shumëkatëshe, rrokaqiej dhe vende publike atraktive.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 20, 2016 17:35 Europe/Tirane
  • Qytetet kineze ku nuk jeton asnjë njeri – arsyeja do t’ju befasojë

Në Kinë ekzistojnë qindra qytete që kanë çdo gjë që i nevojitet një jetese moderne dhe urbane: komplekse dhe apartamente shumëkatëshe, rrokaqiej dhe vende publike atraktive.

Çdo gjë, përveç një faktori shumë të rëndësishëm: njerëzit. Këto qytete misterioze – dhe gati krejtësisht të zbrazëta – janë pjesë e një plani kinez për të zhvendosur 250 milionë banorë që aktualisht jetojnë në zona rurale në lokacione urbane deri në vitin 2026, shkruan “The Independent”. Ky plan i Kinës përfshin lëvizjen e miliona qytetarëve të saj nga vendet më rurale në vende më moderne dhe më të zhvilluara, të cilat përfshijnë distriktin ‘Kangbashi’ në Ordos. Fotografi Kai Caemmerer u fascinua nga këto plane urbane, dhe në vitin 2015 udhëtoi në Kinë për të eksploruar dhe dokumentuar ato.