Cana gati ta marrë vendimin e madh
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i18868-cana_gati_ta_marrë_vendimin_e_madh
Lorik Cana pritet që ti japë lamtumirën Kombëtares shqiptare. Kapiteni i kuqezinjve, duke e përjetuar pjesëmarrjen në Evropian me fanellën e Shqipërisë si kulmin e karrierës së tij të pasur sportive.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 23, 2016 05:03 Europe/Tirane
  • Cana gati ta marrë vendimin e madh

Lorik Cana pritet që ti japë lamtumirën Kombëtares shqiptare. Kapiteni i kuqezinjve, duke e përjetuar pjesëmarrjen në Evropian me fanellën e Shqipërisë si kulmin e karrierës së tij të pasur sportive.

Gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë në Supersport, Lorik Cana la të kuptohet se në mendjen e tij vendimi për ti dhënë lamtumirën Kombëtares është pjekur duke paralajmëruar së shpejti dhe zyrtarizimin e tij. Mbi 90 ndeshje me kombëtaren pjesë e së cilës është që nga viti 2003, por mbi të gjitha simbol dhe model për tu ndjekur, gjithmonë i gatshëm për tu sakrifikuar, një lider i vërtetë brenda dhe jashtë fushe, Lorik Cana mbetet padyshim një ikonë e përfaqësueses kuqezi.Kapiteni i Kombëtares Shqiptare të Futbollit ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook pas eliminimit të Shqipërisë në Kampionatin Europian të Futbollit, që këtë vit po mbahet në Francë. Cana ka thënë se është krenar, më shumë se çdo herë tjetër që ka qenë pjesë e kombëtares. “Gjithë ky rrugëtim ishte për ne, për familjet tona, për gjithë fansat dhe mbi të gjitha për atdheun tonë!!! Kurrë më parë skam qenë kaq krenar të jem pjesë e kësaj kombëtare dhe të luaj me këta djem !!! Flm për gjithçka… O sa mirë me qenë Shqiptar”, ka shkruar Cana.