Vizita e Zarifit në Paris thelbësore për besimin reciprok
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i18874-vizita_e_zarifit_në_paris_thelbësore_për_besimin_reciprok
Ministri i jashtëm i RII me ftesë zyrtare të homologut të tij francez, ka udhëtuar në Paris, ku ka zhvilluar takime të ndara me kryetarin e Senatit dhe kryetarin e Komisionit për politikë të jashtme të Senatit Francez.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 23, 2016 06:53 Europe/Tirane
  • Vizita e Zarifit në Paris thelbësore për besimin reciprok

Ministri i jashtëm i RII me ftesë zyrtare të homologut të tij francez, ka udhëtuar në Paris, ku ka zhvilluar takime të ndara me kryetarin e Senatit dhe kryetarin e Komisionit për politikë të jashtme të Senatit Francez.

Muhamed Xhavad Zarif, pas takimit me kryetarin e Senatit të Francës Zherar Larshe, do të marrë pjesë në takimet e komisionit për çështje të jashtme dhe të forcave të armatosura në Senatin e Francës. Shefi i Diplomacisë së Republikës Islamike të Iranit dje pasdite ka zhvilluar një takim edhe me përfaqësuesit e mediave dhe hulumtuesit francez në Akademinë Diplomatike Ndërkombëtare. Zarif gjatë vizitës në Francë gjithashtu ka marrë pjesë edhe në ceremoninë e iftarit të organizuar nga ambasadori i Iranit në Francë. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit z. Mohamed Xhavad Zarif dhe homologu i tij francez, Jean-Marc Ayrault, gjatë një takimit të zhvilluar në Paris, kryeqytet i Francës, kanë theksuar mbi lidhjet e ndërsjella dhe zhvillimet rajonale. Gjatë takimit ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit z. Mohamed Xhavad Zarif dhe homologu i tij francez, Jean-Marc Ayrault ka theksuar edhe mbi hulumtimin e rrugëve për forcimin e bashkëpunimit dypalësh. Më parë ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit z. Mohamed Xhavad Zarif është takuar edhe me presidentin francez Froncois Hollande, me kryetarin e parlamentit francez z. Claude Bartolone dhe me kryetarin e Komisionit për politikë të jashtme, mbrojtjes dhe forcave ët armatosura të Francës Jean Pierre Ferrand. Po ashtu z. Mohamed Xhevad Zarif do të mbajë një fjalim në Institutin kombëtar francez ENA, do të takohet me drejtorin e kompanisë Airbus si dhe me ministrin e financave të Francës z. Mishel Sahn. Ditë më parë, ministri i jashtëm i RII zhvilloi nëj vizitë në Gjermani. Ministri i punëve të jashtme të Iranit theksoi se askush nuk do të pësojë humbje nga bashkëpunimet ekonomike të Iranit dhe Gjermanisë dhe Irani si një vend i zhvilluar, mund të jetë partner i rëndësishëm tregtar, ekonomik dhe politik për Gjermaninë. Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm i Iranit, të mërkurën në mbrëmje pas takimit me Frank Valter Shtainmaier, ministrin e punëve të jashtme të Gjermanisë në Berlin, zhvilloi një konferencë për shtyp ku i cilësoi të forta dhe të vjetra marrëdhëniet e Iranit dhe Gjermanisë dhe shtoi se prania e kompanive gjermane dhe e institucioneve financiare dhe bankare të Gjermanisë në Iran dhe bashkëpunimet ekonomike të Iranit dhe Gjermanisë, janë në interes të të dy vendeve dhe në interes të stabilitetit në rajon dhe në botë. Zarit në vazhdim tha se Irani dhe Gjermania kanë qëndrime shumë të afërta mes vete në fusha të ndryshme për të ruajtur paqen dhe sigurinë e rajonit dhe ekstremizmi nuk do të përkufizohet me asnjë rajon të caktuar dhe përballja me këtë fenomen ka nevojë për unitet në nivel global. Rrugëzgjidhjet ushtarake përbëjnë vetëm një pjesë të luftës kundër ekstremizmit dhe terrorizmit, sepse ky proces ka nevojë për një rrugëzgjidhje gjithëpërfshirëse kulturore, ekonomike dhe shoqërore, për kthimin në shoqëri të personave të cilët ndjehen të lënë anash, si dhe për parandalimin e qasjes së ekstremistëve në burime financiare, njerëzore dhe në armatim,- tha ndër të tjera ministri i jashtëm iranian. Nga ana e tij ministri i jashtëm i Gjermanisë në konferencë për shtyp, vuri në dukje historikun e marrëdhënieve të mira mes Iranit dhe Gjermanisë dhe deklaroi se Gjermania kërkon marrëdhënie të forta me Iranin në të gjitha fushat.