A po fillon Lufta e Ftohtë në hapësirë?
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i18958-a_po_fillon_lufta_e_ftohtë_në_hapësirë
Për dekada të tëra, ata kanë qenë sytë sekret në qiell të agjencive ushtarake dhe atyre të inteligjencës, por detaje të shumë prej satelitëve spiunë të botës pritet të bëhen të njohura për publikun.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 23, 2016 17:49 Europe/Tirane
  • A po fillon Lufta e Ftohtë në hapësirë?

Për dekada të tëra, ata kanë qenë sytë sekret në qiell të agjencive ushtarake dhe atyre të inteligjencës, por detaje të shumë prej satelitëve spiunë të botës pritet të bëhen të njohura për publikun.

Rusia ka thënë se ka në plan që t’i publikojë të dhënat e të gjithë satelitëve, anijeve kozmike dhe pajisjeve të tjera që kanë gjurmuar planetin në orbitën e tij.Ndryshe nga listat zyrtare të publikuara nga NORAD, Rusia ka premtuar se në këto të dhëna do të përfshijë edhe satelitët ushtarakë të përdorur nga SHBA dhe aleatët e tyre.Sipas gazetës ruse Izvestia, propozimet ruse u përshkruan në një takim të Komitetit të OKB-së për Përdorimin Paqësor të Hapësirës së Jashtme në Vjenë. Rusia tha se dëshiron që detajet e të gjithë satelitëve të mbahen në një databazë të OKB-së të projektuar për “mbledhjen, sistemimin, ndarjen dhe analizimin e informacioneve në objekte dhe ngjarje në hapësirën e jashtme”. Rusia insistoi se propozimi i tyre për ndarjen e informacioneve do të ndihmonte në vendosjen e sigurisë në trafikun e hapësirës. Ekzistojnë rreth 1,380 satelitë që aktualisht operojnë në orbitë përreth Tokës, thuhet sipas Bashkimit të Shkencëtarëve të Shqetësuar, që ka mbledhur databazën e vet. Rusia dëshiron që të gjitha kombet të kontribuojnë në databazën e satelitëve të OKB-së. Diplomatët rusë thuhet se janë të irrituar nga përpjekjet e SHBA-së për të rregulluar trafikun e hapësirës duke refuzuar të publikojë informacione mbi satelitët e vet.