Zhvillimet politike dhe të sigurisë në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i18985-zhvillimet_politike_dhe_të_sigurisë_në_jemen
Avionët bombardues të koalicionit agresor të kryesuar nga Arabia Saudite kanë vazhduar bombardimet në rajone të ndryshme të Jemenit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 24, 2016 04:42 Europe/Tirane
  • Zhvillimet politike dhe të sigurisë në Jemen

Avionët bombardues të koalicionit agresor të kryesuar nga Arabia Saudite kanë vazhduar bombardimet në rajone të ndryshme të Jemenit.

Agresorët kanë bombarduar dy herë lagjen 9 në kryeqytetin e Jemenit Sana. Edhe nuk është raportuar për viktima dhe dëme eventuale. Avionët luftarakë të regjimit Al Saud në vazhdim të krimeve kundër popullit të pambrojtur të Jemenit kanë bombarduar rajone të ndryshme të provincës Mareb në qendër të Jemenit. Sulmet ajrore të regjimit Al Saud kundër provincës Mareb kanë qenë intensive dhe kanë shkaktuar dhjetëra të vrarë e të plagosur në radhët e civilëve jemenas si dhe dëme të shumta materiale. Ndërkohë, Organizata Amnisty Internacional, ka dokumentuar dhe verifikuar përdorimin e armëve të ndaluara nga ana e Arabisë Saudite në Jemen. Amnisty Internacional, aktive në çështjen e të drejtave të njeriut, ka publikuar një dokumentar ku vërtetohet përdorimi i armëve të ndaluara nga ana e Arabisë Saudite në Jemen. Sipas kësaj organizate këto armë janë prodhuar nga Anglia dhe i janë shitur Arabisë Saudite. Ditën e hënë Arabia Saudite në bombardimin e provincës Saade ka përdorur përsëri armë të ndaluara duke vrarë dhe plagosur shumë civilë jemenas. Ministria e Shëndetësisë e Jemenit deklaroi se mbi 7 mijë jemenas kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë gjatë agresionit të koalicionit të kryesuar nga Arabia Saudite kundër Jemenit dhe mijëra të tjerë janë plagosur. Përfaqësuesi i OKB për çështjen e Jemenit kërkoi përshpejtimin e negociatave për vendosjen e paqes në Jemen. Ismail Ould Sheik Ahmed, në një konferencë për shtyp tha se më e rëndësishme se arritja e marrëveshjes për paqen, janë sfidat dhe mënyra e zbatimit të saktë të kësaj marrëveshjeje. Përfaqësuesi i OKB për çështjen e Jemenit tha se komitetet monitoruese nuk kanë arritur të parandalojnë veprimet e rrezikshme në Jemen dhe shkelja e marrëveshjeve për armëpushim vazhdon të përsëritet në formë të gjerë në provincat qendrore, jugore dhe kufitare të Jemenit. Sheik Ahmed tha se procesi i lirimit të robërve në Jemen është i shoqëruar me arrestimin e gazetarëve dhe aktivistëve politikë. Ai u kërkoi palëve jemenase që të arrijnë një rrugëzgjidhje përfundimtare. Vlen të theksohet se negociatat për zgjidhjen e krizës në Jemen kanë nisur më 21 prill në Kuvajt mirëpo palët deri tani nuk kanë arritur një marrëveshje finale. Vlenë të thekphet se Lëvizja Ansarullah, në mënyrë të njëanshme dhe të vullnetshme me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit liroi 200 robër lufte në provincën Bejdha në jug të Jemenit dhe 76 robër lufte në provincën Al Dhomar në qendër të vendit. Abdulmalik Al Huthi, kryetar i Lëvizjes popullore Ansarullah të Jemenit, duke theksuar se lirimi i këtyre robërve ishte një veprim humanitar me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit, shtoi: ''Ky operacion nuk ka asnjë lidhje me bisedimet e paqes që po zhvillohen në Kuvajt.'' Edhe më parë, lëvizja Ansarullah ka kryer veprime të tilla të njëanshme e humanitare për të shprehu vullnetin e mirë për t'i dhënë fund luftës në Jemen.