Uellsi dhe Polonia vazhdojnë në çerekfinale
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i19180-uellsi_dhe_polonia_vazhdojnë_në_çerekfinale
Përfaqësuesja e Uellsit është kualifikuar në çerekfinale të ‘Euro 2016’ në dëm të Irlandës së Veriut, të cilën e mposhti me rezultat 1-0.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 25, 2016 15:49 Europe/Tirane
  • Uellsi dhe Polonia vazhdojnë në çerekfinale

Përfaqësuesja e Uellsit është kualifikuar në çerekfinale të ‘Euro 2016’ në dëm të Irlandës së Veriut, të cilën e mposhti me rezultat 1-0.

Gjysma e parë la shumë për të dëshiruar, pasi nuk dhuroi shumëçka për të shijuar. Në këtë pjesëlojë, Irlanda e Veriut qëndronte prapa dhe priste sulmin e uellsianëve. Ndërkaq, skuadra e Uellsit ishte e kujdesshme në mbrojtje dhe nuk shkonte shumë përpara, derisa Bale dhe Ramsey nuk treguan atë që pritej në këtë fraksion të lojës. Në gjysmën e dytë, uellsianët shtuan përpjekjet për të shënuar. Fillimisht, Ramsey dërgoi një harkim në zonë, por goditja e Sam Vokes nuk ishte e saktë. Më pas, Bale goditi fuqishëm nga gjuajtja e lirë, por portieri kundërshtar e mbrojti. Rezultati u zhbllokua në minutën e 75-të. Bale harkoi nga e majta, ndërsa në përpjekje për ta larguar topin, Gareth McAuley e futi në rrjetin e vet. Në minutat e mbetura, lojtarët e Irlandës së Veriut nuk ia dolën që të shënonin, ashtu që u eliminuan nga Kampionati Evropian. Në ndeshjen tjetër, Polonia ka fituar pas penalltive duke e eliminuar Zvicrën nga Kampionati Evropian. Ndeshja filloi më mirë për Poloninë që kishin dy raste të mira falë gabimeve amatoreske të mbrojtësit Johan Djourou. Ishte Milik që në minutën e parë gjuajti jashtë portës së zbrazur. Polakët provuan edhe me Roberto Lewandwskin dhe Jakub Blaszczykowski, por pa sukses.Loja e mirë e polakëve u shpërblye. Ata kaluan në epërsi në pjesën e parë me një gol të bukur të Jakub Blaszczykowski në minutën e 39-të. Zviceranët assesi të tregojnë diçka në pjesën e parë. Pjesa e dytë i takoi plotësisht Zvicrës që kërkoi golin e barazimit. Të parët provuan zviceranët me Shaqirin, ndërsa polakët u kundërpërgjigjën me Blaszczykowskin. Trajneri Petkovic nxjerri nga loja tre shqiptarë. Xhemali, Mehmedi dhe Behrami dolën nga loja për të futur sulmues në lojë që doli të jetë e qëlluar. U desh të pritet minuta e 82-të, ku në skenë doli Xherdan Shaqiri i cili me një goditje të jashtëzakonshme në stilin gërshërë shënoi në portën e Fabianskit. Loja e rregullt nuk solli më shumë emocione, pasi të dy skuadrat u ruajtën deri në fund.Edhe në vazhdime zviceranët u treguan të jashtëzakonshëm. Shaqiri mori skuadrën mbi supe dhe me topat e pranuar nga Xhaka u thyen në një dyshe shumë të rrezikshme për polakët.Rastin më të mirë në këtë pjesë lojë e kishte Eren Derdiyok, por nga afërsia nuk shënoi me kokë.Nuk kishte gola në vazhdime dhe penalltitë do të ishin ato që do ta vendosnin fituesin. Pas penalltive fitues doli Polonia, pasi i vetmi që gaboi në serinë e penalltive ishte Granit Xhaka.