Vendet e tjera europiane të shqetësuara nga pasojat e Brexit
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i19297-vendet_e_tjera_europiane_të_shqetësuara_nga_pasojat_e_brexit
Pas votës së referendumit historik, që i dha fund anëtarësimit të Britanisë në Bashkimin Evropian, vendet e unionit i kanë kërkuar Londrës që të nisë menjëherë bisedimet për t’u shkëputur nga blloku.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 26, 2016 17:42 Europe/Tirane
  • Vendet e tjera europiane të shqetësuara nga pasojat e Brexit

Pas votës së referendumit historik, që i dha fund anëtarësimit të Britanisë në Bashkimin Evropian, vendet e unionit i kanë kërkuar Londrës që të nisë menjëherë bisedimet për t’u shkëputur nga blloku.

Deklarata është bërë në takimin urgjent të gjashtë vendeve themeluese të Bashkimit Evropian, mbajtur në Berlin. Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, tha se bisedimet duhet të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur me qëllim që të evitohet një efekt domino dhe largimi i vendeve të tjera nga BE. Sipas gazetave gjermane që citojnë një dokument strategjik të Ministrisë së Financave, zyrtarët gjermanë janë të shqetësuar se Franca, Holanda, Austria, Finlanda, Hungaria, gjithashtu mund të kërkojnë të largohen nga Bashkimi Evropian pas largimit të Britanisë. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se Bashkimi Europian nuk duhet të tregohet i vrazhdë në negociatat për largimin e Britanisë së Madhe. Merkel theksoi se vrazhdësia kundrejt vendeve që largohen nga Unioni nuk duhet të jetë prioritet në bisedime. Deklaratat e kancelares gjermane erdhën pasi ministrat e Jashtëm të 6 vendeve që themeluan BE-në u takuan dhe i bënë thirrje Londrës që të implementojë me shpejtësi daljen. Por ndërkohë presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker shprehu frikën për zhvillimin e referendumeve në vende të tjera. “Zakonisht, populistët nuk e humbin mundësinë që të bëjnë shumë zhurmë kur duan të promovojnë politikat e tyre antievropiane”, tha Juncker për gazetën më të shitur gjermane “Bild”. Megjithatë, ai është i bindur se ndikimi i “Brexit” do të ndeshet me një propagandë të tillë që ta frenojë këtë efekt domino. “Ndohsta do të na duhet të tregojmë menjëherë se Britania e Madhe ishte më mirë ekonomikisht në BE. Më mirë edhe nga pikëpamja sociale dhe ajo e politikës së jashtme”, theksoi Juncker. Samiti i parë i liderëve të BE-së pa praninë e britanikëve do të mbahet të mërkurën. Dhe tashmë po duken shenjat e shpërbërjes së BE. Një nga liderët e partive të djathta finlandeze, Sebastian Tjunkjunen, kërkon një referendum për shkëputjen e Finlandës nga Bashkimi Evropian deri në dhjetor 2017. Tashmë janë mbledhur 10.000 nënshkrime, një e pesta që kërkohen për nisma që të merren parasysh nga parlamenti, njoftojnë mediat finlandeze. Sipas kreut të organizatës rinore finlandeze, Bashkimi Evropian vetëm shkakton kaos në Evropë dhe Finlanda ka nevojë për një nismë të tillë. Partia e djathtë finlandeze, e cila është pjesë e koalicionit të djathtë, konsiderohet si partia e euroskeptikëve. Menjëherë pas rezultateve të referendumit britanik dhe fillimit të peticionit, kishin nënshkruar më shumë se 3.500 finlandezë. Parlamenti finlandez nuk e konsideron të vlefshme iniciativën, në qoftë se brenda gjashtë muajve nuk arrijnë për të fituar mbështetjen e më shumë se 50.000 nënshkruesve. Edhe në Itali po qarkullojnë zëra për daljen e këtij vendi nga BE. Lideri i Lidhjes së Veriut Matteo Salvini ka mbajtur një konferencë shtypi mbi rezultatin e Referendumit në Britaninë e Madhe. “Tani na takon ne, është shprehur ai. Do të provojmë dhe ne daljen e Italisë nga Bashkimi Europian. Do të provojmë RENXIT. Nga Britania e Madhe ka mbërritur një shuplakë e fortë ndaj politikës italiane e ndaj Renzit, Montit, Napolitano etj. “Lidhja e Verut ka nisur një sondazh mbi mënyrën se si do të votonin italianët sot në rast se një rferendum i tillë do të bëhej në Itali. Pasdite do të mund të kemi rezultatin, është shprheur ai. Duhet të rishikojmë të gjitha traktatet e bashimit Europian”-deklaroi Salvini. Referendumi për daljen e Britanisë nga BE u ka dhënë kurajo forcave djathtiste dhe euroskeptike në mbarë vendet e BE, prandaj nëse Brexit rezulton i suksesshëm për britanikët, pritet që në të ardhmen të ketë ndarje të reja nga BE.