Irani në pasqyrën javore…62
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i19525-irani_në_pasqyrën_javore_62
Në emër të Zotit dhe me përshëndetje për ju të nderuar dëgjues, po fillojmë emisionin tonë të përjavshëm kushtuar zhvillimeve më të rëndësishme të javë së kaluar në Iran.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 28, 2016 22:07 Europe/Tirane
  • Irani në pasqyrën javore…62

Në emër të Zotit dhe me përshëndetje për ju të nderuar dëgjues, po fillojmë emisionin tonë të përjavshëm kushtuar zhvillimeve më të rëndësishme të javë së kaluar në Iran.

Lideri suprem i revolucionit duke përcaktuar disa nga qëllimet e RII për të arritur një pozitë të fuqishme, krenare dhe të pavarur tha se universitetet kanë rol themelor në arritjen e këtyre qëllimeve të larta. Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik në takim me disa profesorë, shkencëtarë dhe hulumtues të universiteteve të Iranit tha se shtimi i zhvillimit shkencor të universiteteve dh i qendrave shkencore dhe forcimi i identitetit të Iranit islamik tek të rinjtë si dhe revolucionarizimi i universiteteve dhe i studentëve, janë disa nga pikat e nevojshme për kthimin e sistemit islamik në një fuqi shkencore dhe shembull të demokracisë islame për të gjithë botën. Ajetollah Khamenei foli mbi rolin e profesorëve në krijimin dhe forcimin e identitetit iraniano-islamik tek studentët dhe tha; Profesorët duke prezantuar progreset e vendit në sektorin e auronautikës, nanoteknologjisë, atë bërthamore, bioteknologjinë dhe mjekësi mund të krijojnë këtë identitet tek studentët. Lideri suprem i revolucionit islamik ndër të tjera shtoi: Edhe pse në progreset shkencore kemi prapambetje historike, mirëpo me përpjekjet dhe mundin e të rinjve dhe me talentin e tyre mund të rikuperohet kjo prapambetje. Sa i përket identitetit islamik të universiteteve, Ajetollah Khamenei tha: Autoritetet e universiteteve duhet të përballen me çdo element apo çështje që vënë në rrezik identitetin islamik. Ekzistenca e prirjeve të ndryshme politike në universitete nuk është e ndaluar mirëpo autoritetet e universiteteve dhe sidomos autoritetet e lartë të ministrive dhe profesorët ambientin e universiteteve duhet ta drejtojnë në kuadër të qëllimeve të Revolucionit Islamik dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të mbështesin rrjedhat që janë kundër revolucionit.

AJetollah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të mërkurën në mbrëmje në kuadër të takimeve të tij të Ramazanit, është takuar me presdientin e RII dhe anëtarët e kabinetit qeveritare dhe ka folur mbi urtësinë e Nahxhul Belagas. Ai duke iu referuar fjalëve të Imam Aliut (as) në lidhje me të vepruarit në kushtet kur ekzistojnë përcarjet, ka thënë: "Imam Aliu (as) ka këshilluar që në kushtet kur ekzstiojnë përcarje të cilat shkaktojnë padrejtësi dhe vështurësi për një popull, duhet të veprohet në atë mënyrë që të mos i krijohet asnjë avantazh këtyre përcarjeve dhe intrigave".

Javën e kaluar, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit z. Mohamed Xhavad Zarif në kuadër të turneut të tij të realizuar në Evropë, është takuar me homologun e tij francez, Jean-Marc Ayrault, në Paris, kryeqytet i Francës, ku kanë theksuar mbi lidhjet e ndërsjella dhe zhvillimet rajonale. Gjatë takimit, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit z. Mohamed Xhavad Zarif dhe homologu i tij francez, Jean-Marc Ayrault kanë theksuar edhe mbi hulumtimin e rrugëve për forcimin e bashkëpunimit dypalësh. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit z. Mohamed Xhavad Zarif është takuar edhe me presidentin francez Froncois Hollande, me kryetarin e parlamentit francez z. Claude Bartolone dhe me kryetarin e Komisionit për politikë të jashtme, mbrojtjes dhe forcave të armatosura të Francës Jean Pierre Ferrand. Ministri i punëve të jashtme të Iranit në ditën e dytë të vizitës së tij në Paris, u takuar dhe bisedoi me kryetarin e Senatit të Francës. Muhamed Xhavad Zarif, pas takimit me kryetarin e Senatit të Francës Zherar Larshe, do të marrë pjesë në takimet e komisionit për çështje të jashtme dhe të forcave të armatosura në Senatin e Francës. Shefi i Diplomacisë së Republikës Islamike të Iranit dje pasdite ka zhvilluar një takim edhe me përfaqësuesit e mediave dhe hulumtuesit francez në Akademinë Diplomatike Ndërkombëtare. Zarif gjatë vizitës në Francë gjithashtu ka marrë pjesë edhe në ceremoninë e iftarit të organizuar nga ambasadori i Iranit në Francë. Në vizitën e tij në Gjermani, ministri i punëve të jashtme të Iranit theksoi se askush nuk do të pësojë humbje nga bashkëpunimet ekonomike të Iranit dhe Gjermanisë dhe Irani si një vend i zhvilluar, mund të jetë partner i rëndësishëm tregtar, ekonomik dhe politik për Gjermaninë. Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm i Iranit, pas takimit me Frank Valter Shtainmaier, ministrin e punëve të jashtme të Gjermanisë në Berlin, zhvilloi një konferencë për shtyp ku i cilësoi të forta dhe të vjetra marrëdhëniet e Iranit dhe Gjermanisë dhe shtoi se prania e kompanive gjermane dhe e institucioneve financiare dhe bankare të Gjermanisë në Iran dhe bashkëpunimet ekonomike të Iranit dhe Gjermanisë, janë në interes të të dy vendeve dhe në interes të stabilitetit në rajon dhe në botë. Zarit në vazhdim tha se Irani dhe Gjermania kanë qëndrime shumë të afërta mes vete në fusha të ndryshme për të ruajtur paqen dhe sigurinë e rajonit dhe ekstremizmi nuk do të përkufizohet me asnjë rajon të caktuar dhe përballja me këtë fenomen ka nevojë për unitet në nivel global.

Javën e kaluar, Vladimir Putin, president i Rusisë, ka thënë se Irani në takimin e Organizatës për Bashkëpunim të Shangait do të bëhet anëtar me të drejta të plota. Ky takim sipas Putin do të mbahet në Uzbekistan. Presdienti rus Vladimir Putin të mërkurën gjatë një deklarimi të tij ka thënë se Organizata për Bashkëpunim të Shangait e cila përbëhet nga Kina, Rusia, Uzbekistani, Kirgistani, Taxhikistani dhe Uzbekistanit, nga java e ardhshme do të ketë edhe një anëtar të ri, pra Republikën Islamike të Iranit.

I dërguari i RII në OKB ka shprehur shqetësim ndaj mbajtjes nën rrethim të qytezave Fue dhe Kofria në Siri. Golam Husein Dehkanni, i dërguari i RII në OKB, gjatë një takimi në Nju Jork të Asamblesë së Përgjithshme të OKB e cila u organizua për të shqyrtuar situatën humanitare në Siri, ka kërkuar që urgjentisht të ndihmohet populli i këtyre dy qytezave të cilat sipas tij janë duke përjetuar një situatë tejet të vështirë humanitare. Dehkani duke shprehur shqetësimin e tij mbi gjendjen humanitare në Fue dhe Kofria e cila është shkaktuar për shkak të mbajtjes nën rrethim nga grupet terroriste, ka kërkuar nga OKB të veprojë urgjentisht për të thyer këtë rrethim dhe ka shtuar se populli në këto rajone ka nevojë për ndihma humanitare. Po ashtu, Ambasador dhe zv/përfaqësuesi i Iranit në OKB, ka paralajmëruar mbi praninë e grupit terrorist ISIS në Afganistan dhe degëve të këtij grupi takfirist. Golam Husein Dehkani, në takimin e KS të OKB, kushtuar gjendjes në Afganistan tha se Afganistani vazhdon të përballet me sfida serioze të sigurimit, politike dhe ekonomike dhe shitimi i konflikteve të armatosura në këtë vend që nga viti 2001 e deri tani kanë qenë e pashoq. Dehkani dënoi çdo lloj bashkëpunimi me grupet terroriste në Afganistan dhe pasi paralajmëroi mbi shfaqjen dhe rritjen e ISIS dhe e degëve të këtij grupi terrorist takfirist në perëndim të Afganistanit, në verilindje të Iranit dhe të lëvizjes islamike në Uzbekistan dhe të lëvizjes Islamike në Turkmenistan, tha: RII në kuadër të vendosjes së paqes dhe sigurisë në Afganistan vazhdon bashkëpunimin dypalësh të saj me Afganistanin në fushën e infrastrukturës dhe zbatimit të projekteve në luftën kundër lëndëve narkotike dhe për gjetjen e një rrugëzgjidhjeje të qëndrueshme mbi emigrantët afganë.

Javën e kaluar, presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se në të gjitha vendet e botës ekzistojnë parti dhe grupe politike, mirëpo aty ku është çështja e interesave kombëtare të vendit, interesat partiake e humbin kuptimin e tyre. z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të shtunën në mbrëmje në një ceremoni iftari të organizuar për përfaqësuesit e mediave, e quajti të rëndësishme forcimin e optimizmit dhe besimit në shoqëri, si dhe tha se duhet bërë përpjekje për të mos lejuar dëmtimin e optimizmit të qytetarëve. Ai deklaroi se qetësia aktuale në shoqëri dhe progresi i arritur është rezultat i këtij morali shpresëdhënës në shoqëri. Z. Ruhani theksoi në rolin e madh të mediave në forcimin e moralit të optimizmit në shoqëri dhe në prezantimin e atmosferës pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore dhe tha se nëse nuk shfrytëzohet kjo atmosferë për të shënuar progres më të madh në shoqëri, nuk do të ketë kurrfarë dobie. Hasan Ruhani gjithashtu theksoi në praninë e mediave të Iranit në sferat rajonale dhe globale dhe deklaroi: "Sot bota ka nevojë ta dëgjojë zërin dhe logjikën e Republikës Islamike të Iranit, prandaj mediat iraniane duke forcuar pozitën e tyre duhet të prezantojnë fjalët dhe logjikën tonë në nivel rajonal dhe global përballë propagandës së armiqve dhe rivalëve tanë".

Javën e kaluar, Kryetari i parlamentit islamik të Iranit theksoi domosdoshmërinë e hartimit të një strategjie për unifikimin dhe bashkimin e vendeve islamike. Ali Larixhani, kryetar i parlamentit islamik të Iranit ditën e mërkurë u takua me disa ambasadorë të vendeve islamike në Teheran. Ai pasi shprehu urimet për muajin e bekuar të Ramazanit tha: Shfrytëzimi i terroristëve si mjet ishte një gabim strategjik dhe vendet islamike duhet të ndjekin unitetin dhe të heqin dorë nga mosmarrëveshjet fetare. Larixhani tha se strategjia e RII bazohet në krijimin e unitetit islam dhe shtoi se parlamenti iranian mbështet çdo përpjekje që konsiston në bashkimin e myslimanëve dhe fitoren e Palestinës. Kryeparlamentari iranian tha se shpejtësia e krijimit të krizave në rajon është më e madhe se shpejtësia e zgjidhjes së tyre dhe ai që plotëson më shumë interesa me anë të këtyre krizave është regjimi sionist. Kryetari Larixhani vuri në dukje se përpjekjet për zgjidhjen e problemeve të vendeve islamike nuk kanë qenë efikase dhe shtoi pamundësitë aktuale për zgjidhjen e krizave të rajonit dhe faktorët e huaj, i kanë shtuar akoma më shumë këto probleme. Ali Larixhani kërkoi analizimin rrënjësor të faktorëve që çuan në formimin e grupeve terroriste në rajon dhe shtoi se disa vende të huaja krijojnë koalicion për të luftuar terrorizmin dhe bëjnë propaganda të gjera në këtë fushë mirëpo duhen gjetur rrënjët kryesore të shfaqjes së terroristëve.