“S’ka një minutë heshtje për viktimat e Stambollit”!
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i19645-s’ka_një_minutë_heshtje_për_viktimat_e_stambollit_!
UEFA ka vendosur që në ndeshjet çerekfinale të “Euro 2016” të mos mbahet një minutë heshtje për viktimat e sulmeve terroriste në aeroportin e Stambollit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 29, 2016 18:53 Europe/Tirane
  • “S’ka një minutë heshtje për viktimat e Stambollit”!

UEFA ka vendosur që në ndeshjet çerekfinale të “Euro 2016” të mos mbahet një minutë heshtje për viktimat e sulmeve terroriste në aeroportin e Stambollit.

Gazetari i Associated Press, Rob Harris, ka konfirmuar se UEFA ka vendosur që para ndeshjeve çerekfinale të “Euro 2016”, të mos mbahet një minutë heshtje për viktimat e sulmeve në Stamboll. Këtë vendim shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë e ka marrë nën arsyetimin se Turqia nuk është më pjesë e Evropianit. Të paktën 41 njerëz e humbën jetën në sulmet terroriste të cilat ndodhën mbrëmjen e së martës në aeroportin “Ataturk” të Stambollit.