Anëtarësimi i Iranit në OBSH
Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif ka përfunduara një vizitë të tij në Tashkent pas samitit të 16-të të Organizatës për Bashkëpunim të Shanghait (OBSH) që u mbajt më 23-24 qershor, ndërsa vendet anëtare të kësaj organizate theksuar mbi përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Iranit në OBSH.
Presidenti rus, Vladimir Putin, në fjalimin e tij në samitin e OBSH, tha se nuk ka asnjë pengesë që Irani t'i bashkohet OBSH. Presidenti rus Vladimir Putin tha kështu duke iu referuar pranisë aktive të Iranit në OBSH si anëtar vëzhgues prej disa vitesh. Gjithashtu, presidenti i Kirgistanit, Almazbek Atambajev, në këtë samit tha se që kur Irani nënshkroi Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA) dhe ka filluar zbatimin e tij, është duke u përgatitur tereni për anëtarësimin e tij të përhershëm në OBSH në një të ardhme të afërt. Presidenti Atambajev tha se vendi i tij mbështet anëtarësimin e Iranit në OBSH. Përveç kësaj, zëvendësministri i jashtëm i RII për Çështjet e Azi-Paqësorit, Ibrahim Rahimpur cili u shoqëronte z. Zarif gjatë vizitës së tij në Tashkent, u tha gazetarëve se presidentët e Kinës, Kirgistanit, Kazakistanit, Rusisë, Indisë dhe Pakistanit e kanë mirëpritur anëtarësimin e Iranit në OBSH. Në përputhje me këtë anëtarësim, një media britanike kë raportuar një lajm të rremë të mërkurën, duke pretenduar se Kina është kundër Iranit që t'i bashkohet OBSH. Mediat britanike e dhënë këtë lajm, ndërsa samiti i 16-të i OBSH nuk kishte filluar akoma. Sigurisht, mediat kanë për qëllim të ketë ndikim negativ çështja e anëtarësimit të Iranit në OBSH. Në ditën e dytë të samitit të 16-të OBSH që filloi të premten (24 qershor), pothuajse të gjithë kryetarët e vendeve anëtare nënvizuan rëndësinë e shpejtësisë në procesin e bashkimit të Iranit në OBSH. Veprimi anti-Iran i udhëhequr nga mediat britanike është bërë me qëllim të vënies së kufizimeve të kota mbi anëtarët e delegacionit iranian që ishte i pranishëm në takimin më të rëndësishëm rajonal. Rahimpur shtoi se anëtarësimi i Iranit në OBSH është një proces që duhet të përfundojë. Sipas rregulloreve të OBSH, sanksionet janë përshkruar si një pengesë për t'u bashkuar me këtë Union, tha Rahimpur, duke shtuar se Organizata tani duhet të vendosë për të marrë parasysh anëtarësimin e Teheranit, ndërsa sanksionet kundër Iranit janë hequr që nga 16 janari. Edhe pse Irani vepron si një anëtar vëzhgues i OBSH, kjo mund të përmbushë nevojat e tij për bashkëpunim rajonal përmes këtij statusi, shtoi ky zyrtar i lartë i RII. Për arsyen se pse Zarif e la samitin e OBS, ku janë ngritur vetëm spekulime, se kinse ai e bëri këtë në shenjë proteste, Rahimpur tha se Zarif doli nga ky samit për shkak të kohës së namazit dhe nuk ka pasur asnjë arsye për të protestuar kundër vendimit të liderëve të OBSH, sepse krerët e Kinës, Kirgistanit , Kazakistanit, Rusisë, Indisë dhe Pakistanit kanë mirëpritur anëtarësimin e Iranit në këtë Organizatën Ai pastaj tha se prania e ministrit të jashtëm iranian në samitin e OBSH në Tashkent, Uzbekistan, ishte një mundësi për të mbajtur dy takime të rëndësishme atje. Zarif zhvilloi bisedime të ndara me homologun e tij rus, Sergei Lavrov dhe presidentin afgan, Ashraf Ghani. Këto bisedime u përqendruan në nxitjen e lidhjeve bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit në çështjet rajonale. E themeluar në vitin 2001, Organizata për Bashkëpunim të Shanghait është një organizatë ndërqeveritare e përbërë nga Kina, Rusia, Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani. Sa i përket anëtarësimit të Indisë dhe Pakistanit në OBSH, më pas edhe Irani në një të ardhme të afërt, Organizata do të shndërrohet në fuqinë më të madhe rajonale në mbarë botën që i shërben përfitimeve të vendeve anëtare, si dhe jo-anëtare të cilët punojnë si partnerë ekonomikë.