Lidhjet e autoriteteve saudite me sulmet e 11 shtatorit
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i20098-lidhjet_e_autoriteteve_saudite_me_sulmet_e_11_shtatorit
Më në fund, pas mbajtjes të fshehtë të disa dokumenteve në lidhje me sulmet e 11 shtatorit 2001, një pjesë e këtyre dokumenteve është publikuar nga administrata amerikane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 03, 2016 16:24 Europe/Tirane
  • Lidhjet e autoriteteve saudite me sulmet e 11 shtatorit

Më në fund, pas mbajtjes të fshehtë të disa dokumenteve në lidhje me sulmet e 11 shtatorit 2001, një pjesë e këtyre dokumenteve është publikuar nga administrata amerikane.

Administrata e presidentit amerikan Barak Obama, në ditët e fundit ka publikuar dokumentin sekret me emrin ''Fajli 17'', ku në këtë dokument janë përmendur emrat e rreth 40 zyrtarëve sauditë që kanë lidhje me sulmet e 11 shtatorit në SHBA. Senatori Bob Graham, përkrahësi kryesor i kërkesës për publikimin e këtij raporti në Kongresin amerikan në lidhje me bërjen përgjegjëse të Arabisë Saudite për sulmet e 11 shtatorit 2001, ka thënë se pjesa më e madhe e informacioneve në ''Fajl 17'' është përgatitur në bazë të raportit sekret 28 faqesh të Kongresit amerikan. Bob Graham tha se ky dokument do të dëshmojë mbështetjen e gjerë të zyrtarëve sauditë për sulmet e 11 shtatorit. Disa anëtarë të Kongresit amerikan kishin kërkuar publikimin e raportit 28 faqesh të sulmeve të 11 shtatorit. Walter Jones, përfaqësuesi republikan në Kongres ka thënë se Komiteti informativ i Kongresit duhet të bëjë publike këtë pjesë të raportit, sepse një gjë e tillë do të ndryshojë politikën e jashtëm të Amerikës. Gati 15 vjet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit, kur 4 aeroplanë të rrëmbyer u përplasën në dy kullat binjake në Nju Jork, në ndërtesën e Pentagonit në Uashington dhe i fundit, në një fermë në Pensilvani, rreth 28 faqe nga raporti që përmbajnë hollësi nga mbështetja e vendeve të tjera për autorët e sulmit, mund të bëhet së shpejti publike. Megjithë klasifikimin si tepër sekret, ata që e kanë parë këtë pjesë të raportit, kanë bërë mjaft aludime rreth lidhjeve të Arabisë Saudite me rrëmbyesit, sa shumë po kërkojnë të dinë se për çfarë lidhje konkrete bëhet fjalë. Ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite ka paralajmëruar Amerikën rreth miratimit të ligjit në lidhje me sulmet e 11 shtatorit. Adel Xhubeir, ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite, deklaroi se nëse Amerika do të miratojë projektligjin i cili konsideron se Arabia Saudite ka patur rol në sulmet e 11 shtatorit 2001, atëherë Uashingtoni do të humbë besimin e investitorëve në të gjithë botën. Gazeta amerikane "New York Times" gjithashtu para kësaj ka shkruar se qeveria e Rijadit ka kërcënuar se nëse Kongresi i Amerikës do të miratojë projektligjin i cili heq imunitetin e shteteve të huaja në lidhje me sulmet terroriste që vrasin qytetarët amerikanë në territorin e Amerikës, atëherë do ta shesë kapitalin e saj që ka në Amerikë në vlerë të 750 miliardë dollarëve. Vlen të theksohet se pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Nju Jork, Kongresi i Amerikës ka formuar një komitet për hetime në me lidhje këto sulme i cili ka publikuar një raport të gjerë, mirëpo edhe pas 10 viteve ende nuk është publikuar pjesa e këtij raporti në lidhje rolin e Arabisë Saudite në këto sulme. Drejtori i CIA-s John Brennan ka frikë se një hetim serioz i sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, do t'a vë në dukje rolin e inteligjencës izraelite dhe amerikane ka luajtur në grusht shtetin e 11 shtatorit, thotë Dr. Kevin Barrett, akademik amerikan, i cili ka studiuar ngjarjet e 9/11 që nga fundi i vitit 2003.