Kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë?
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i20338-kush_do_të_jetë_kryeministri_i_ardhshëm_i_britanisë
Këtyre ditëve janë shtuar mosmarrëveshjet në lidhje me zgjedhjen e kryeministrit të ardhshëm të Britanisë. Pasi që kryeministri britanik David Cameron njoftoi për dorëheqjen e tij, tani Partia Konservatore e cila e drejton qeverinë britanike pa ndihmën e ndonjë partie tjetër, është duke kërkuar gjetjen e zëvendësimit të Cameron.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 05, 2016 15:01 Europe/Tirane
  • Kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë?

Këtyre ditëve janë shtuar mosmarrëveshjet në lidhje me zgjedhjen e kryeministrit të ardhshëm të Britanisë. Pasi që kryeministri britanik David Cameron njoftoi për dorëheqjen e tij, tani Partia Konservatore e cila e drejton qeverinë britanike pa ndihmën e ndonjë partie tjetër, është duke kërkuar gjetjen e zëvendësimit të Cameron.

Në këtë drejtim. Teresa May i ka gjasat më të mëdha për të qenë pjesë e ekuacioneve politike britanike. Boris Johnson shihej favoriti më i madh për t’u zgjedhur udhëheqësi i ardhshëm i Britanisë së Madhe dhe të bëhet kryeministër pasi Cameron njoftoi dorëheqjen. Vendin e Cameron-it pritej që ta zinte ish-kryebashkiaku i Londrës dhe njeriu më i fuqishëm i Laburistëve në këto momente. Ndërkohë Cameron do të qëndrojë si kryeministër për tre muaj për të qetësuar tregjet financiare. Mirëpo, Theresa May, ministrja e Brendshme e Britanisë, e cila shpalli kandidaturën për të drejtuar Partinë Konservatore, po shton gjithnjë e më shumë mbështetjen e saj. Dy emrat më të fundit që janë rreshtuar krah saj janë ministri i Mbrojtjes, Michael Fallon dhe ai i Transportit, Patrick McLoughlin. Mediat britanike shkruajnë se Theresa May ka marrë më shumë mbështetje nga deputetët konservatorë sesa 4 kandidatët e tjerë për postin e liderit të partisë dhe sigurisht atë të kryeministrit. Rivalët e May janë Michel Gove, Rivals Stephen Crabb, Andrea Leadsom dhe Liam Fox, por sipas analistëve, tërheqja nga gara e ish-krybashkiakut të Londrës, Boris Johnson, ia ka lehtësuar shumë punën ministres së Brendshme. Kandidatët kanë kohë deri të martën për të grumbulluar sa më shumë mbështetje nga 329 deputetët konservatorë dhe ai me më pak vota do të eliminohet nga gara. Kështu do të vazhdojë derisa të mbeten vetëm dy kandidatë në garë dhe fituesi mes tyre do të zgjidhet nga vota e anëtarësisë më të gjerë të partisë. Më 9 shtator do të merret vesh përfundimisht se kush do të udhëheqë Partinë Konservatore dhe Britaninë e Madhe. Ekspertët thonë se Theresa May duket figura më e përshtatshme për të marrë përsipër këto përgjegjësi dhe për të drejtuar vendin përmes sfidave me të cilat përballet. Kolegu dhe mbështetësi i saj Fallon tha se May është njeriu i duhur për të udhëhequr daljen nga BE-ja, për të rifituar sovranitetin dhe për të reduktuar emigrimin. Në të njëjtin kuadër, ministri i Transportit McLaughlin tha se kur Theresa May mbërrin në Bruksel, shefat e Evropës ulen dhe dëgjojnë. Analistët mendojnë se largimi i Johnson nga gara e ka bërë edhe më të lehtë fitoren e Theresa May, pasi 59-vjeçarja shihet si figura e duhur për të bashkuar partinë, sidomos pas 6 viteve shërbim të përkryer në Ministrinë e Brendshme, një post delikat që shpesh konsiderohet në mënyrë figurative si gota e helmuar.